Koronavirusi në Turqi (30 korrik) – 15 të vdekur dhe 982 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi vazhdon të jetë nën pragun psikologjik të 1.000 personave.

1464821
Koronavirusi në Turqi (30 korrik) – 15 të vdekur dhe 982 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 15 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.674.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 229.891, pasi 967 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 213.539 pacientësh, nga të cilët 982 nga e mërkurë në të enjten, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 43.236 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4.754.331”, sqaroi ajo.

 


Lajme të ngjashme