Koronavirusi në Turqi (29 korrik) – 14 të vdekur dhe 996 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi vazhdon të jetë nën pragun psikologjik të 1.000 personave.

1464157
Koronavirusi në Turqi (29 korrik) – 14 të vdekur dhe 996 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 14 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.659.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 228.924, pasi 942 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 212.557 pacientësh, nga të cilët 996 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 45.712 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4.711.095”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme