Bilanci botëror i COVID-19 (29 korrik) – Rreth 664 mijë të vdekur dhe mbi 10,47 milionë të shëruar

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 663 mijë e 894 të vdekur dhe mbi 16 milionë e 915 mijë të infektuar në të gjithë botën që nga shfaqja e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që më shumë se 10 milionë e 477 mijë pacientë janë shëruar.

1463920
Bilanci botëror i COVID-19 (29 korrik) – Rreth 664 mijë të vdekur dhe mbi 10,47 milionë të shëruar
süper covid
Süper Covid.jpg

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër e pandemisë globale të koronavirusit të ri, janë regjistruar mbi 152 mijë e 320 të vdekur dhe 4 milionë e 498 mijë e 343 raste të konfirmuara.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil njoftoi se me 40 mijë e 816 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2 milionë e 484 mijë e 649 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend; ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 88 mijë e 634, 921 në ditën e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Meksikës raportuan se me 854 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga koronavirusi i ri në vend është rritur në 44 mijë e 876. Kurse numri i të infektuarve është rritur në 402 mijë e 697, me 7 mijë e 208 raste të reja gjatë ditës së fundit.

Mbretëria e Bashkuar, epiqendër e pandemisë në Evropë, bëri me dije se vdekjet nga COVID-19 kanë arritur në 45 mijë e 878 dhe infektimet në 300 mijë e 692.

Në Itali janë regjistruar 11 viktimave të reja për shkak të llojit të ri të koronavirusit në 24 orët e fundit, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35 mijë e 123. Rastet aktive në Itali janë aktualisht 12 mijë e 609, 181 prej të cilave gjatë ditës së fundit.

Kurse në Spanjë, COVID-19 ka shkaktuar 6 të vdekur gjatë 7 ditëve të kaluara duke arritur në gjithsej 28 mijë e 436. Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, në vend janë diagnostikuar 905 raste të reja dhe numri total i personave të infektuar ka shkuar në 280 mijë e 610.

Portugalia raportoi se 3 persona vdiqën për shkak të këtij virusi gjatë ditës së fundit dhe se numri total i viktimave arriti në 1 mijë e 722. Në vendin ku janë zbuluar 11 raste të reja, numri i të infektuarve është 50 mijë 410.



Lajme të ngjashme