Turqia shënon numrin më të ulët të humbjeve të jetëve nga Covid-19 në muajin e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 963 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 15 pacientë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1463476
Turqia shënon numrin më të ulët të humbjeve të jetëve nga Covid-19 në muajin e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 15 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.645.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 227 mijë e 982, pasi 963 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 211.561 pacientësh, nga të cilët 1.092 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.280 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 403 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 47.412 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4 milionë e 665 mijë e 383”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën mbi 659 mijë vdekje dhe të infektuar më shumë se 16,76 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar mbi 10 milionë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme