OBSH: Pandemia është “një valë e vetme e madhe”, jo sezonale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi të martën se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) nuk është si gripi, por “një valë e vetme e madhe”.

1463361
OBSH: Pandemia është “një valë e vetme e madhe”, jo sezonale

 

Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH-së, paralajmëroi ata që mendojnë se ndikimi i pandemisë do të ulet me ardhjen e muajve të verës, duke theksuar se COVID-19 nuk është si gripi që ndjek tendencat sezonale.

Duke folur përmes një videokonference, Harris tërhoqi vëmendjen kundër vetëkënaqësisë për transmetimin e llojit të ri të virusit korona gjatë verës së hemisferës veriore.

“Njerëzit mendojnë ende për stinët. Ajo që ne të gjithë duhet të kuptojmë është se kemi të bëjmë me një virus të ri dhe që po sillet ndryshe”, u shpreh ajo.

Harris u ndal gjithashtu mbi opinionet rreth valës së dytë apo të tretë të mundshme të pandemisë.

“Kjo do të jetë një valë e vetme e madhe. Do të ngrihet dhe do të ulet pak. Gjëja më e mirë është ta mbajmë në pozicion horizontal”, theksoi zëdhënësja e OBSH-së mes të tjerash.



Lajme të ngjashme