Koronavirusi shkakton rreth 657.000 të vdekur në të gjithë botën

Numri i rasteve të infektuara është rreth 16.665.000 dhe deri më tani janë shëruar më shumë se 10.257.000 pacientë.

1463253
Koronavirusi shkakton rreth 657.000 të vdekur në të gjithë botën
SÜPER FOTO madagaskar koronavirüs
süper-haber-slider-2.jpg
süper-haber-slider-3.jpg
süper covid19.jpg
KORONA SÜPER

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (Covid-19) ka tejkaluar 656.963 ndërsa rastet janë rreth 16 milionë e 664 mijë e 850 në të gjithë botën. Deri më tani janë shëruar më shumë se 10 milionë e 257 mijë e 700 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), epiqendra e pandemisë në botë, numri i vdekjeve i ka tejkaluar 150 mijë e 445 dhe numri i rasteve po u afrohet 4,43 milionëve. Presidenti Donald Trump ka njoftuar se një kandidat i dytë për vaksinën e koronavirusit do të hyjë në fazën përfundimtare brenda disa ditësh. E ndërsa vazhdon debati për rihapjen e shkollave në shtetin e Floridës raportohet se është rritur në 34% raporti i fëmijëve të infektuar me Covid-19. Nga ana tjetër në kuadër të normalizimit vazhdon të jetë nën 10% numri i punonjësve që i janë kthyer punës në zyra në Nju-Jork, i cili ka kaluar në fazën e dytë të luftës me koronavirusin për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja.

Brazil ka shkuar në 87 mijë e 737 numri i vdekjeve nga Covid-19 bashkë me 614 vdekjet që janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara, kurse numri i rasteve në vend është shtuar me 23 mijë e 284 dhe është rritur në 2 milionë e 446 mijë e 397.

Numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Meksikë është shtuar me 342 dhe ka shkuar në 44 mijë e 22 në total. Kurse numri i rasteve të reja të infektuara me Covid-19 në vend është shtuar me 4 mijë e 973 raste të reja dhe është rritur në 395 mijë e 489.

Angli deri më tani kanë vdekur nga koronavirusi 45 mijë e 759 vetë, kurse numri i rasteve të regjistruara është 300 mijë e 111.

Francë, 17 vdekje të reja u regjistruan në njëzet e katër orët e fundit duke e çuar në 30.209 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në vend. Kurse numri i rasteve ka arritur në 212 mijë e 616, përfshi edhe 514 rastet e reja që janë shënuar në 24 orët e kaluara.

Krahina Autonome e Katalonjës, i cila publikon të dhëna të ndryshme nga Ministria Spanjolle e Shëndetësisë, njoftoi se tre persona kanë vdekur në njëzet e katër orët e fundit dhe se në këtë krahinë janë identifikuar 724 raste të reja të koronavirusit. Kryeministri i Qeverisë Autonome, Kim Torra, vuri në dukje se ata po kalojnë një "periudhë kritike" dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin masa kundër pandemisë në mënyrë që të mos kthehen në shifrat e marsit. "Nuk dua të shoh përsëri në zyrën time një listë me 7.000 të vdekur. Do të bëj gjithçka të mundur për ta parandaluar një diçka të tillë. Nëse ne nuk veprojmë së bashku, ne do të kthehemi në ditët e dikurshme. Përballë kemi dhjetë ditët më të rëndësishme të verës",- tha Torra.



Lajme të ngjashme