A e dini se banja e baltës është një trajtim për shumë sëmundje?

A e dini se banja e baltës është një trajtim plotësues për shumë sëmundje dhe se Turqia ndodhet në një zonë gjeografike me një avantazh të madh në aspektin e banjës me baltë?

1462623
A e dini se banja e baltës është një trajtim për shumë sëmundje?

A e dini se banja e baltës është një trajtim për shumë sëmundje?

Banjat termale, llixhat, burimet e nxehta, ujërat e burimeve natyrore, aluvionet e mineralet që ndodhen brenda tokës krijojnë përzierje të veçanta dhe të pasura në zona të ndryshme të Turqisë kur lëvizin nga malet dhe lumenjtë, ku ujërat bien në kontakt me dheun. Banjat e baltës të përgatitura me ujëra termale natyrale dhe me këto balta speciale mund të shërbejnë për të trajtuar dhe shëruar shumë sëmundje.

Banjat e baltës kanë efekte të tilla si: rigjenerimi i qelizave, ekuilibrimi i hormoneve, rregullimi i qarkullimit të gjakut si dhe përforcimi i imunitetit. Banjat e baltës janë gjithashtu të dobishme edhe kur përdoren për trajtime plotësuese për të kapërcyer problemet me muskujt dhe kockat, të shkaktuara nga lodhja, stresi, sforcimet e tepërta apo sëmundjet reumatike.

Banjat me baltë më të njohura në Turqi ndodhen në provincat Muğla, Afyonkarahisar, Çakanakale dhe Manisa. Aktualisht shumë njerëz i frekuentojnë banjat e baltës, të cilat nuk kanë efekte anësore. Po ashtu një interes të madh ndaj banjave të baltës në Turqi tregojnë edhe turistët e huaj.

 


Lajme të ngjashme