Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) shpall “të sigurta” aeroportet e Turqisë

Siguria e aeroporteve të Turqisë ndaj llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) do të shpallet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian (BE).

1459800
Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) shpall “të sigurta” aeroportet e Turqisë

Siguria e aeroporteve të Turqisë ndaj llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) do të shpallet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian (BE).

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), Huseyin Keskin bëri të ditur se i janë bashkëngjitur marrëveshjes së Industrisë së Aviacionit me qëllim që të gjitha aeroportet në Turqi, e cila zhvillon një luftë në nivel të lartë kundër COVID-19, të shpallen të sigurta edhe nga institucionet evropiane si Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në median sociale Keskin tha: “Përvojat tona në kuadër të masave të nivelit të lartë në projektin 'Masat dhe Certifikimet e Aeroporteve ndaj Epidemisë” dhe ‘Aeroportet e Pastra nga COVID-19' do të jenë udhërrëfyes për autoritetet e aviacionit në Evropë”.

Keskin gjithashtu theksoi se të dhëna, njohuri dhe përvojat do të ndahen me Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA) për të analizuar efektet e masave të marra në aeroporte gjatë epidemisë.

“Kështu që, masat e marra mund të përmirësohen ose zbuten në situata të panevojshme. Në dritën e këtyre përvojave, mysafirët tanë përfitojnë nga komoditeti i linjave ajrore në aeroportet tona, kushtet fizike e të cilave rregullohen sipas rregullave të distancës sociale dhe ku proceset e dezinfektimit vazhdojnë me vendosmëri”, bëri të ditur Keskin.



Lajme të ngjashme