Bilanci ditor i Covid-19 në Turqi (14 korrik), bie nën 1.000 numri i rasteve të reja

Për herë të parë pas 33 ditëve ka rënë sërish nën 1.000 numri i rasteve të reja me koronavirus (Covid-19), njoftoi të martën në mbrëmje Ministria e Shëndetësisë.

1455026
Bilanci ditor i Covid-19 në Turqi (14 korrik), bie nën 1.000 numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 20 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.402.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 214 mijë e 993, pasi 992 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 196.720 pacientësh, nga të cilët 1.049 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.204 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 396 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 43.231 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4 milionë e 65 mijë e 178”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën mbi 577 mijë e 420 vdekje dhe të infektuar mbi 13,31 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar mbi 7,56 milionë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme