A e dini se rigoni përdoret gjerësisht në shumë fusha të mjekësisë?

A e dini se rigoni, që e ka prejardhjen nga Rajoni i Mesdheut Lindor dhe që në Turqi rriten shumë lloje të tij, përdoret gjerësisht në shumë fusha të mjekësisë?

1454124
A e dini se rigoni përdoret gjerësisht në shumë fusha të mjekësisë?

A e dini se rigoni përdoret gjerësisht në shumë fusha të mjekësisë?

Përdorimi i bimëve ndaj sëmundjeve është po aq i vjetër sa historia e njerëzimit... Edhe rigoni është një bimë që përdoret në mjekësinë popullore që prej periudhave shumë të lashta... Kryesisht rigoni përdoret si erëza, gjithashtu ai pasuron shijen e gjellëve me yndyrë dhe të rënda si dhe lehtëson tretjen e tyre. 

Si bimë mjekësore nga populli ai përdoret për shumë qëllime. Rigoni ndihmon në kapërcimin e shqetësimeve në mushkri, bronke, stomak dhe zorrë. Ai konsumohet si çaj dhe përdoret për gargarë në rast të kollës dhe infektimit të rrugëve të frymëmarrjes. Rigoni ka edhe veti kuruese ndaj ënjtjeve. Ai rregullon qarkullimin e gjakut, ul nivelin e glukozës në gjak dhe është efektiv ndaj parazitëve në zorrë. Rigoni ka veti antiseptike dhe përdoret shpesh edhe në problemet me lëkurën.

Rigoni, që ka dobi pafund, nëse përdoret pa vetëdije, për fat të keq mund të jetë edhe i dëmshëm. Ai mund të shkaktojë komplikacione tek personat që vuajnë nga tiroidet dhe tek  shtatzënat. Dihet se vaji i rigonit ka ndikime të dëmshme tek mëlçia dhe këshillohet të përdoret me kujdes. 



Lajme të ngjashme