Unioni Afrikan krijon konsorcium për testet e vaksinës Covid-19

Unioni Afrikan njoftoi se ka krijuar një konsorcium për testet klinike të vaksinës kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

1452646
Unioni Afrikan krijon konsorcium për testet e vaksinës Covid-19

Në njoftimin me shkrim nga Unioni thuhet se konsorciumi i ri do të bashkojë zhvilluesit e vaksinave në botë, donatorët dhe institucionet afrikane që bëjnë teste klinike.

Konsorciumi do të administrohet nga Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC Afrika) si dhe do të hulumtojë paraprakisht rezultatet e eksperimenteve për të vendosur nëse të do të lejohet apo jo hedhja në qarkullim në kontinent e vaksinës, kur kjo të jetë zbuluar.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Musa Faki Muhammed theksoi rëndësinë kritike që ka për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit (Covid-19) bashkëpunimi me akademikët, kërkuesit dhe sektorin privat.

Ndërkohë, punimet për prodhimin e vaksinës vazhdojnë në disa vende të kontinentit si në Afrikën e Jugut dhe Egjipt.

 


Lajme të ngjashme