Poloni – Presidenti Duda dekreton ndalimin e birësimit nga çiftet homoseksuale

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka nënshkruar një dekret që nuk u lejon homoseksualëve të adoptojnë fëmijë.

1450309
Poloni – Presidenti Duda dekreton ndalimin e birësimit nga çiftet homoseksuale

Duda vuri në pah se fëmijët kanë një vend special në Kushtetutën e Polonisë, prandaj çështja e birësimit nga çiftet e së njëjtës gjinie duhet të rregullohet në mënyrë më të qartë.

Ai njoftoi se do t’ia paraqiste edhe Dhomës së Ulët të Parlamentit polak (Sejm) vendimin e tij.

“Jam shumë i lumtur që mund ta përmbush premtimin tim. Por, mbi të gjitha, unë jam shumë i kënaqur që kam zbatuar atë që kam planifikuar që nga fillimi i presidencës sime”, tha Duda.

“Mbrojtja e familjeve dhe fëmijëve polakë ka qenë gjithmonë qëllimi im”, theksoi ai.

Sipas draftit të nënshkruar nga kreu i shtetit polak, vetëm çiftet në kuadër të institucionit të familjes së përcaktuar me me Kushtetutë (burrë dhe grua) kanë të drejtë birësimi.

Ky ndryshim kushtetues, i cili parashikon ndalimin e birësimit për çiftet e kurorëzuara të së njëjtës gjinie, po ashtu personat që jetojnë vetëm, mund të birësojnë një fëmijë vetëm pasi të jenë bërë verifikimet e nevojshme nga gjykatat përkatëse.

Një draft për ndryshime në Kushtetutë mund t’i paraqitet Sejmit nga të paktën 20% e deputetëve dhe për t'u miratuar nevojiten 2/3 e votave të tyre.



Lajme të ngjashme