Bilanci i COVID-19, vazhdon përkeqësimi i situatës në botë

SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

1449816
Bilanci i COVID-19, vazhdon përkeqësimi i situatës në botë
kovid covid korona corona
kovid corona.JPG

Brazili të dielën raportoi 1.091 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa 523 pacientë të tjerë vdiqën në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 64.265, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Ndërkaq, 37.923 raste të reja u regjistruan në vendin e Amerikës Latine, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm në 1.577.004.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 30.366, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të prekurve ka arritur në 252.165, me 6.914 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani 152.309 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.

Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt dhe vdekjen e parë më 19 mars.

SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine. Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë "regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19".

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 320.179 raste dhe 16.078 vdekje nga COVID-19.

Pandemia ka marrë më shumë se 528.200 jetë njerëzish në gjithë botën, ndërsa 11,1 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 6 milion janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 24.248 raste të reja duke e rritur në 697.413 numrin e rasteve ndërsa me 425 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 19.693 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 424.433 persona.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Irani sot ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 163 persona.

Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 11.571.

Ndërkaq, me 2.560 raste të reja, numri i të infektuarve me virusin ka arritur në 240.438.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 681.251, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10.161.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.736 raste të reja me virusin dhe 134 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 450.750, me 3.871 të shëruar në 24 orët e fundit.

Moskë janë regjistruar 650 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.860, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.953, me 24 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 21 milionë teste.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 74 raste të reja, ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 2.893 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 76, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Gjithashtu janë shëruar 20 qytetarë, duke e rritur në 1.657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht janë 1.160 persona aktivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 28.801 testime dhe vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se 8 pacientë me COVID-19 vdiqën në Kosovë të shtunën dhe se janë regjistruar 178 raste të reja me virusin.

Në Kosovë, numri i vdekjeve është rritur në 66 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e kaluara, nga 346 mostra të testuara të dyshimta në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve në terren, 178 persona rezultuan pozitivë me koronavirus. Në Prishtinë janë regjistruar 81 raste pozitive.

Që nga 8 shkurti, janë testuar 24.921 mostra, nga të cilat 3.356 ishin pozitive me COVID-19. Në 24 orët e fundit, 50 pacientë u shëruan, kështu që numri i pacientëve të kuruar u rrit në 1.874. Aktualisht ka 1.416 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 115 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 7.046, i të shëruarve në 3.027, ndërsa numri i viktimave në 341. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3678.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 40 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.032 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 67.165. (AA)



Lajme të ngjashme