A e dini se Turqia është ndër vendet pararojë në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike?

Bimë mjekësore dhe aromatike është emri i përgjithshëm për bimët që përdoren për të parandaluar sëmundjet, jetesë të shëndetshme dhe ilaçe për të kuruar të sëmurët.

1449619
A e dini se Turqia është ndër vendet pararojë në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike?

A e dini se Turqia është ndër vendet kryesore në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike?

Bimë mjekësore dhe aromatike është emri i përgjithshëm për bimët që përdoren për të parandaluar sëmundjet, jetesë të shëndetshme dhe ilaçe për të kuruar të sëmurët.

Falë kushteve ekologjike që zotëron, Turqia është atdheu i shumë lloj bimësh dhe një vend jashtëzakonisht i pasur nga aspekti i bimëve mjekësore dhe aromatike.

Turqia eksporton rreth 100 lloj bimësh të tilla që mblidhen në natyrë. Kurse për rreth 20 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike bëhet kultivim bujqësor. Ndër bimët që Turqia eksporton më shumë janë rigoni, hashashi, dafina, çaji, anasoni, qimnoni, sherbela, mahaleb, piper i kuq dhe çajet bimore.

Ndër këto, Turqia është vendi më i rëndësishëm në botë për eksportin e rigonit, qimnonit, dafinës dhe hashashit. Me një eksport me variacion pre 4-7 mijë tonë, Turqia është numri një i eksportit të rigonit në botë dhe prej këtij eksporti fiton 10-16 milionë dollarë amerikanë.   

 


Lajme të ngjashme