Epidemia e COVID-19 vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë

Epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ende nuk ka ndonjë zgjidhje për çështjen.

1449153
Epidemia e COVID-19 vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.632 raste të reja me virusin dhe 168 të vdekur.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 674.515, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10.027.

Qendra njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.632 raste të reja me virusin dhe 168 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 446.893, me 8.968 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 9 ditët e fundit, Rusia ka raportuar nën 7 mijë raste ditore me COVID-19.

Në Moskë janë regjistruar 680 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.210, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.929, me 25 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 20,7 milionë teste, përfshirë 301 mijë brenda 24 orëve të fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorashkave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Ndërkaq zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.449 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 237.878.

Në Iran, 148 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11.408.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 198.949 persona, ndërkohë që 3.136 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.769.520 teste.

Ndërsa Brazili ka raportuar 1.290 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 654 raste të tjera fatale janë regjistruar në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.174, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në Brazil u raportuan gjithsej 42.223 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.539.081.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 29.843, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të diagnostikuarve u rrit në 245.251, me 6.740 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani 147.205 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.

Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt, kurse vdekjen e parë më 19 mars.

Në mes të tjerash në Indi deri më tani, mbi 394 mijë persona kanë fituar betejën me virusin në vend.

India të shtunën raportoi numrin më të madh të rasteve ditore me 22.772 të infektuar dhe 442 të vdekur nga koronavirusi i ri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të vendit.

Rastet pozitive me koronavirus tani kanë arritur në 648.315, ndërsa 18.655 persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Të dhënat e ministrisë zbuluan gjithashtu se 394.227 njerëz janë shëruar nga infeksioni.

Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore (ICMR) tha se ata kanë testuar mostrat e 9.540.132 personave deri më 3 qershor, me 242.383 teste të kryera të premten.

Shteti perëndimor Maharashtra vazhdon të mbetet shteti më i prekur me 192.990 raste të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 8.376, me 198 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Rastet në Tamil Nadu, shteti i radhës më i goditur nga koronavirusi, ka tejakurar 100 mijë raste, me 4.329 infeksione të reja brenda një dite. Numri i vdekjeve ka arritur në 1.385, me 64 vdekje të reja të raportuara brenda një dite, sipas të dhënave zyrtare. (AA)



Lajme të ngjashme