Shijet e Pallatit Osman – 20 / Pilaf me gështenja

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë pilaf me gështenja përsëri në fshatin Cumalikizk, i cili bën pjesë në UNESCO.

1446340
Shijet e Pallatit Osman – 20 / Pilaf me gështenja

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë edhe një herë në Bursa, kryeqytetin e parë të Perandorisë Osmane ku Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë pilaf me gështenja përsëri në fshatin Cumalikizk, i cili bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).    

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë: 

Një tas oriz

50 gramë bajame të qëruara

50 gramë stika pishe

50 gram dushkull i vërtetë (pistak)

50 gramë rrush frëngu (i thatë)

100 gramë gështenja (të vogla/njoma)

2 lugë gjalpë

kopër

kripë, piper i zi, kanellë

Para se Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në fshatin Cumalikizik të qytetit Bursa.

 


Lajme të ngjashme