Pandemia e koronavirusit – OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Presidenti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi të hënën në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri se “më e keqja nuk ka ardhur ende”.

1446058
Pandemia e koronavirusit – OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur ende

“Ne s'mund të themi se pandemia COVID-19 ka mbaruar, kjo është ende shumë larg, madje edhe po përshpejtohet”, paralajmëroi Ghebreyesus gjatë një konference virtuale për shtyp në Gjenevë, duke i bërë thirrje botës të veprojë tani pa pritur një vaksinë.

Gjashtë muaj më parë – vijoi ai – askush nga ne nuk mund ta imagjinonte se si bota dhe jeta jonë do të ndikoheshin nga ky virus i ri.

Shefi i OBSH-së vuri në pah se shumë vende kanë ndërmarrë masa të paprecedente për të frenuar përhapjen e virusit dhe shpëtuar jetët e njerëzve.

“Këto masa rezultuan të suksesshme në ngadalësimin e virusit, por nuk e ndalën atë plotësisht. Disa vende po ballafaqohen me rishfaqjen apo shtimin e rasteve pasi rihapën ekonomitë dhe shoqëritë e tyre. Ka akoma shumë hapësira ku virusi mund të përhapet. Ne të gjithë duam që të përfundojë, të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë, por realiteti i ashpër është se kjo gjë është ende shumë larg”, shtoi Ghebreyesus duke potencuar se bota ka humbur shumë gjëra me pandeminë, por shpresa nuk duhet humbur në asnjë mënyrë.

Pasi theksoi se në të vërtetë pandemia po përshpejtohet edhe pse në shumë vende është shënuar progres në disa çështje, kreu i OBSH-së u bëri thirrje qeverive të testojnë, gjurmojnë, izolojnë dhe vënë në karantinë rastet pozitive, ndërsa popullsisë së tërë botës të ndjekë masat ligjore dhe higjienike, të vërë maskë kur është e nevojshme dhe të respektojë rregullat e distancës sociale.



Lajme të ngjashme