Covid-19, situata vazhdon të jetë e rënduar

Si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 692 vdekje, në Meksikë 473 ndërsa në Indi 423.

1446012
Covid-19, situata vazhdon të jetë e rënduar
super covid19
super covid19 9.jpg

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 692 vdekje, në Meksikë 473 ndërsa në Indi 423.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 24.052 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.368.195 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 692 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 58.314.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 275.145 raste dhe 14.398 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa në Rio-de-Janejro, i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao-Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 9.848 personave dhe ka prekur 111.883 të tjerë.

Ndërkohë numri i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 757.462.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë, arrin në 220.657 numri i rasteve nga COVID-19 

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 473 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 27.121 ndërsa me 3.805 raste të reja është rritur në 220.657 numri i rasteve me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, 423 vdekje të reja nga COVID-19 

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 19.212 raste të reja duke e rritur në 567.530 numrin e rasteve ndërsa me 423 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 16.898 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 334.972 persona.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Kosovë, me 122 raste të reja shkon në 2.799 numri i të infektuarve me COVID-19 

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 231 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 122 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 2.799 numrin e përgjithshëm të tyre.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, ndërsa 81 pacientë të ri janë shëruar duke çuar në 1.506 numrin e të shëruarve deri më tani.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 231 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 23.570 mostra.

Nga koronavirusi deri më tani kanë vdekur 49 persona, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”.

Maqedoni e Veriut, shkon në afro 300 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.209, numri i të shëruarve në 2.427 ndërsa numri i viktimave në 298.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) 12 persona ndërruan jetë ndërsa janë zbuluar 132 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.209, numri i të shëruarve në 2.427 ndërsa numri i viktimave në 298. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.484.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë sot janë raportuar 112 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 868 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 59.633. (Agjencia Anadolli - AA)

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)

 



Lajme të ngjashme