Bilanci botëror i COVID-19 (29 qershor) – Mbi 10.000.000 raste, 505.000 viktima e 5.500.000 shërime

E përballur që prej dhjetorit të kaluar me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), bota kaloi dy pragje simbolike: më shumë se 500.000 të vdekur dhe 10.000.000 raste.

1445575
Bilanci botëror i COVID-19 (29 qershor) – Mbi 10.000.000 raste, 505.000 viktima e 5.500.000 shërime
korona brezilya.jpg
ispanya koronavirus
super foto kanada korona.jpg
SÜPER FOTO KORONA AZERBAYCAN 1..jpg
koronavirüs Senegal.jpg

Koronavirusi i ri vazhdon të shkaktojnë viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka filluar të rishfaqet në Kinë.

Sipas të dhënave zyrtare, 505.219 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë regjistruar zyrtarisht 10.285.127 raste deri më tani.

Numri i të vdekurve të regjistruar në botë është dyfishuar në më pak se dy muaj (250.000 më 5 maj) dhe 50.000 të vdekur janë regjistruar këto 10 ditët e fundit.

Evropa është kontinenti që numëron më shumë të vdekur nga COVID-19, 196.086 viktima për 2.642.897 raste, e ndjekur nga Amerika e Veriut me 134.315 të vdekur për 2.642.754 raste, Amerika Latine dhe Karaibet me 111.640 të vdekur për 2.473.164 raste, Azia me 33.107 të vdekur për 1.219.230 raste, Lindja e Mesme me 15.505 të vdekur për 730.977 raste, Afrika me 9.604 të vdekur për 381.396 raste dhe Oqeania me 133 të vdekur për 9.158 raste.



Lajme të ngjashme