A e dini se Turqia zotëron 486 plazhe me Flamur Blu?

Flamuri Blu është çmimi ndërkombëtar i ambientit me të cilin vlerësohen plazhet dhe portet.

1444459
A e dini se Turqia zotëron 486 plazhe me Flamur Blu?

A e dini se Turqia ka 486 plazhe me Flamur Blu?

Flamuri Blu është çmimi ndërkombëtar i ambientit me të cilin vlerësohen plazhet dhe portet. Ky vlerësim nuk bëhet vetëm për plazhet por edhe për portet dhe jahtet. Flamuri Blu tregon se në këto plazhe dhe marina tregohet interes për administrimin e ambientit, bëhen aktivitete për ndërgjegjësimin ambientalist, kontrollohet pastërtia e ujit të detit dhe zotërohen pajisje dhe siguri që i përgjigjen nevojave të atyre që përdorin plazhin ose portin.

Sipas rezultatit të vlerësimeve të Flamurit Blu për vitin 2020 të bëra nga Fondacioni Ndërkombëtar për Edukimin Mjedisor (FEE) me qendër në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkës, Turqia zë vendin e tretë në botë me më shumë flamurë pas Spanjës dhe Greqisë.

Ndërkohë që këtë vit Turqia ka rritur në 486 numrin e plazheve me Flamur Blu, këtë çmim e fituan edhe 22 porte dhe 7 jahte.

Plazhet dhe portet me Flamur Blu në Turqi ndodhen në qytetet  Antalie, Mugla, Aydin, Izmir, Balikesir, Stamboll, Samsun, Çanakkale, Kirklareli, Kocaeli, Duzce, Ordu, Mersin dhe Van.

 


Lajme të ngjashme