Bilanci i COVID-19 në botë, raportohen mbi 10 milionë raste të infektimit

Bota vazhdon të përballet me vdekje dhe infektime të reja nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19).

1444705
Bilanci i COVID-19 në botë, raportohen mbi 10 milionë raste të infektimit
SÜPER FOTO ispanya koronavirüs.jpg
abd virüs süper.jpg
SÜPER FOTO KORONA AZERBAYCAN 1..jpg

Rastet globale me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë tejkaluar shifrën 10 milionë, sipas të dhënave zyrtare nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Numri mbarëbotëror i vdekjeve si pasojë e virusit ka arritur në 499.124, ndërsa numri i të shëruarve në 5 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 2,5 milionë të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve në këtë vend është mbi 125.500.

Rusia, India, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në botë.

Kina, vendi ku virusi u shfaq për herë të parë, ka regjistruar 84.743 raste deri më tani, përfshirë 4.641 vdekje dhe 79.591 të shëruar.

Brazili raportoi 1.109 vdekje të tjera që lidhen me koronavirusin, ndërsa 602 persona të tjerë vdiqën në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil arriti në 57.070, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 38.693 infektime të reja u raportuan në Brazil, duke e çuar totalin e rasteve të konfirmuara në 1.313.667.

Sao Paolo është rajoni më i goditur në vend, me 265.581 raste dhe 14.263 vdekje.

Virusi ka marrë 9.789 jetë në Rio de Janeiro, ndërsa 108.803 njerëz janë të infektuar, duke e bërë qytetin e dytë më të goditur në vend.

Brazili cilësohet si epiqendra e epidemisë në Amerikën Latine.

Në maj, të paktën 4,2 milionë njerëz treguan simptoma të ngjashme me COVID-19, sipas Institutit të Gjeografisë dhe Statistikave në Brazil.

Numri i të vdekurve në Meksikë arriti në 26.381, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 212.802, me 4.410 raste të reja në 24 orët e fundit.

Më shumë se 498 mijë njerëz kanë vdekur në pothuajse gjithë botën që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar.

Me 18.552 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, bilanci mbarëkombëtar i të infektuarve në Indi të shtunën tejkaloi shifrën 500 mijë, rritja më e madhe deri më tani, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, numri i të vdekurve ka arritur në 15.700 me 384 vdekje të tjera.

Gjithsej, 295.881 njerëz në vend janë shëruar nga virusi.

Të premten, Delhi regjistroi 3.390 raste me rritjen më të madhe ditore, ku kryeson rajoni më i dobët financiar Mumbai. Numërimi i rasteve në kryeqytet ka arritur në 73.780, me 2.492 viktima.

Kryeministri i provincës Delhi Arvind Kejriwal shkroi në Twitter se kapacitetet e testimit në kryeqytet janë rritur katërfish, duke kryer 21.144 teste të premten.

Qendrat tregtare brenda dhe rreth Delhit pritet të hapen javën e ardhshme pas tre muajsh bllokadë.

Megjithatë, në shumicën e shteteve, numri i të shëruarve tani është më i lartë se numri i rasteve aktive.

Ndërkohë, shteti lindor Jharkhand u bë shteti i dytë pas Bengalit Perëndimor që zgjati bllokimin deri më 31 korrik.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 627.646, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 8.969.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.852 raste të reja me virusin dhe 188 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 393.352, me 9.200 të shëruar në 24 orët e fundit.

Moskë janë regjistruar 750 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 219.354, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.714, me 20 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 18,7 milionë teste, përfshirë 305 mijë teste brenda 24 orëve të fundit.

Kryetarja e Agjencisë Federale Ruse të Turizmit (Rosturizm), Zarina Doguzova, bëri të ditur se nga 1 korriku, në 67 rajone të Rusisë në të cilat u zbatuan kufizime në kuadër të masave kundër COVID-19, do të hapet sezoni i turizmit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Mbi 10 milionë raste janë raportuar në gjithë botën dhe mbi 5 milionë janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura në botë. (AA)



Lajme të ngjashme