Turqia ndihmon Sudanin dhe Ugandën me materiale mbrojtëse ndaj Covid-19

Turqia vazhdon të bëjë ndihma ndaj vendeve të ndryshme në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19).

1444341
Turqia ndihmon Sudanin dhe Ugandën me materiale mbrojtëse ndaj Covid-19

Turqia vazhdon të bëjë ndihma ndaj vendeve të ndryshme në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19).

Koordinatori për Sudanin i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Bilal Ozden tha se 100 maskat mbrojtëse të prodhuar për mbështetjen ndaj koronavirusit me anë të printërve 3D të sjellë nga Turqia nga TIKA dhe të dhuruara në qendrën arsimore në kryeqytetin Hartum, iu dorëzuan autoriteteve sudaneze.

Ai bëri të ditur se edhe më parë nga Turqia u dërguan 50 maska mbrojtëse për punonjësit e Spitalit Arsimor Kërkimor i Sudanit  në prefekturën Niyala si dhe do të prodhohen 50 maska mbrojtëse për punonjësıt e kujdesit shëndetësor në prefekturën e Darfurit Lindor.

Nga ana tjetër Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) bëri ndihma me materiale fushore për Fondacionin e Kryqit të Kuq të Ugandës.

Materialet e mbrojtjes individuale të dërguara nga Turqia iu dorëzuan Drejtorit të Përgjithshëm të Fondacionit të Kryqit të Kuq të Ugandës, Robert Kwetsiga në kryeqytetin Kampala.  

Ambasadori i Turqisë në këtë vend, Fikret Kerem Alp tha se ky është një kontribut modest për punën e rëndësishme që Fondacioni i Kryqit të Kuq të Ugandës kryen për të mbrojtur vendin nga Covid-19.

 


Lajme të ngjashme