Koronavirusi në Turqi (26 qershor) – 1.396 raste të reja dhe 1.492 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 19 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.065.

1444107

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 194.511, pasi 1.396 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 167.198 pacientësh, nga të cilët 1.492 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 963 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 382 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 51.198 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 3.186.622”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme