TIKA dorëzon ndihmat në kuadër të luftës kundër koronavirusit në Afganistan

Materialet mjekësore të mbledhura nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në kuadër të mbështetjes së luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), iu dorëzuan me ceremoni Prefekturës së kryeqytetit Kabul.

1443297

Në ceremoninë e zhvilluar në ambient të hapur dhe ku u respektuan rregullat e distancës sociale për shkak të epidemisë morën pjesë edhe zëvendësprefektja e Kabulit, Hanifa Giruval dhe Koordinatori i TIKA-s për Kabulin Zuhtu Çal.

Në këtë ceremoni Giruval tha se ndihmat e dërguara nga Turqia do të përdoren për pastrimin e ambienteve të nevojshme në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe shprehu mirënjohjen ndaj popullit turk dhe TIKA-s, që nuk kursejnë ndihmat ndaj Afganistanit në këtë ditë të vështira.  

“Edhe më parë nga TIKA u bënë ndihma ushqimore për 3 mijë familje të ndikuara nga Covid-19. Falënderojmë shtetin vëlla turk që është mik në ditë të vështira”, tha Giruval.

Koordinatori i TIKA-s për Kabulin Zuhtu Çal tha se duke filluar nga muaji i Ramazanit, kanë bërë ndihma ushqimore për 3 mijë familje të ndikuara nga koronavirusi, kurse në fazën e dytë dorëzuan 10 mijë litra klorinë, 1000 veshje mbrojtëse dhe 200 pompa spërkatjeje me ilaç.  

Çal tha se edhe këtej e tutje, brenda mundësive TIKA do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e shtetit dhe popullit afgan.  

Lajme të ngjashme