Vazhdon të rritet bilanci i vdekjeve nga COVID-19 në botë

Derisa bota e shikon me shqetësim teksa shfaqen epidemi të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet që kanë vuajtur nga vala e parë e pandemisë, në Amerikën Latine, COVID-19 tashmë ka infektuar më shumë se dy milionë njerëz.

1441473
Vazhdon të rritet bilanci i vdekjeve nga COVID-19 në botë
abd virüs süper.jpg
koronavirus fransa.jpg
SÜPER FOTO KORONA AZERBAYCAN 1..jpg
SÜPER FOTO KORONA RUSYA 2..jpg
koronavirus new york.jpg

Derisa bota e shikon me shqetësim teksa shfaqen epidemi të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet që kanë vuajtur nga vala e parë e pandemisë, në Amerikën Latine, COVID-19 tashmë ka infektuar më shumë se dy milionë njerëz.

Uruguai arriti të kontrollojë pandeminë deri fundjavën e kaluar, kur institucionet regjistruan 37 raste të reja. Tre ditë më parë, vendi kishte vetëm 12 raste aktive të COVID-19. 

"Do të flas me të gjithë vendin: ne po relaksohemi pak", tha Presidenti Luis Lacalle Pou në një konferencë shtypi. 

"Kjo na detyron të bëjmë pauzë, të kthehemi sa më shumë që të kemi nevojë. E vërteta është se ne e bëjmë atë me keqardhje, por është detyra jonë", shtoi ai.

Po ashtu janë edhe pesë raste të reja në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo, dhe në qytetin Canelones. Gjithsej, Uruguai ka regjistruar 882 raste dhe 25 vdekje.

Brazili ka më shumë se një milion raste dhe ka regjistruar më shumë se 51.000 vdekje nga COVID-19.

Meksika gjithashtu regjistroi më shumë se 4.700 infeksione të reja brenda 24 orëve, duke arritur mbi 185.000 raste dhe më shumë se 22.000 vdekje. Në Qytetin e Meksikës, ku tregjet, restorantet dhe bizneset tjera ishin planifikuar të rihapen të hënën, autoritetet vendosën të mbanin bllokimin edhe për një javë.

Kili të hënën e tejkaloi Spanjën me numrin e rasteve të koronavirusit.

Me një popullsi prej 18 milionë, numri i përgjithshëm i njerëzve që janë infektuar nga virusi është rritur në 246.963, sipas raportit të së hënës. Me një popullsi prej rreth 47 milionë banorë, Spanja ka arritur në 246.504 raste të COVID-19.

Peruja regjistroi 2.511 raste të reja të koronavirusit, dita e saj më e ngadaltë e rritjes së COVID-19 brenda gjashtë javëve, tha qeveria, teksa hapeshin qendrat tregtare.

Peruja është vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve në Amerikën Latine pas Brazilit dhe i shtati në botë.

Numri i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 257.447 dhe numri i vdekjeve është në 8.223.

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, njoftoi se 151 persona që punojnë në pallatin presidencial janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).

Duke folur në një ceremoni të dorëzimit të pajisjeve laboratorike të cilat u dhuruan nga Bashkimi Evropian (BE) për diagnostikimin e koronavirusit, Giammattei ka thënë se nga 151 punonjësit e infektuar, njëri ka humbur jetën dhe 69 janë shëruar, ndërsa pesë të tjerë që ishin në gjendje kritike janë duke shkuar drejt përmirësimit.

Presidenti guatemalas tha se edhe ai vetë ka shpëtuar "për një qime floku" nga infektimi, duke shtuar se shumica e personave të infektuar në presidencë janë persona të përgjegjshëm.

Deri më tani, në Guatemalë jetën kanë humbur 531 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 13.145.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Nigeri është afër 21.000 me 675 pacientë të rinj, theksuan autoritetet shëndetësore të vendit.

Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.919, ndërsa shtatë persona tjerë kanë vdekur nga virusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 525, tha Chikwe Ihekweazu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve.

Numri i të shëruarve ka arritur në 7.109, tha Ihekweazu, duke shtuar se virusi është përhapur në të gjitha 36 shtetet e vendit.

Egjipti konfirmoi 85 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke sjellë numrin e vdekjeve në 2.278.

Edhe 1.576 persona të tjerë u testuan pozitiv për COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 56.809, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë. 

Numri i të shëruarve nga pandemia arriti në 15.133, shtoi ministria. 

Me 119 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri (COVID-19) në Iran, rritet në 9.742 numri i vdekjeve në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 119 vdekje dhe 2.573 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 9.742 numri gjithsej i vdekjeve dhe në 207.525 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Lari tha se numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 166.428 dhe se numri gjithsej i testeve të kryera në vend ka arritur në 1.449.420.

Ajo theksoi se rajonet Khuzestan, Hormozgan, Kermanshah, Azerbajxhani Lindor dhe Sistan-Baluchestan vazhdojnë të mbeten "zonë e kuqe", ndërsa Fars dhe Kerman rajonet me rrezik.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

Pas shfaqjes së dhjetorit të kaluar në qytetin kinez Wuhan, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë globin. (AA)



Lajme të ngjashme