OBSh njofton rritjen rekord të numrit të infektimeve me Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi se më shumë se 183 mijë raste të reja të infektimeve me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) u zbuluan të hënën gjë që është një rritje rekord në të gjithë botën.

1441447
OBSh njofton rritjen rekord të numrit të infektimeve me Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi se më shumë se 183 mijë raste të reja të infektimeve me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) u zbuluan të hënën gjë që është një rritje rekord në të gjithë botën, ndërsa shtoi se virusi është akoma fatal.

Drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në selinë e organizatës në Gjenevë të Zvicrës organizoi një konferencë për shtyp me anë të videokonferencës.

Gjatë prononcimit të tij Ghebreyesus tha se “Pothuajse çdo ditë arrihet në një rekord të ri të frikshëm”.

Duke sqaruar se të hënë OBSh-së i janë raportuar mbi 183 mijë raste të reja të infektimeve me Covid-19 në mbarë botën Ghebreyesus tërhoqi vëmendjen se ky është numri më i lartë i rasteve të regjistruara brenda një dite.

Ai deklaroi para OBSh-së se më shumë se 8,8 milion raste të infektimeve dhe më shumë se 465 mijë raste të vdekjeve janë raportuar nga Covid-19 dhe tha: “Në disa vende të botës vazhdon rritja e shpejtë e numrit të rasteve dhe vdekjeve”.

Ghebreyesus kujtoi që vende të ndryshme kanë hequr me sukses ndalimet pas marrjes së virusit nën kontroll dhe se ekonomitë janë duke u rihapur, megjithatë, paralajmëroi se numri i rasteve në këto vende është rritur përsëri.

“Të gjitha vendet përballen me një ekuilibër delikat midis mbrojtjes së njerëzve të tyre dhe minimizimit të dëmeve sociale dhe ekonomike. Kjo nuk është një zgjedhje midis kushteve të jetës dhe mbijetesës. Vendet mund t'i bëjnë të dyja (njëkohësisht)”, deklaroi drejtori i OBSh-së.

Përgjigjen në pyetje se “Krahas deklaratave të bëra ditëve të fundit nga disa shkencëtarë se ‘virusi ka humbur fuqinë e tij’ dhe rekordeve të arritura në numrin e rasteve të reja të infektimit, ku bazohet ulja e shkallës së vdekshmërisë?” e dha zëdhënësja e OBSh-së dhe udhëheqësja e ekipit në luftën kundër Covid-19, Maria Van Kerkhove.

Kerkhove tha se shkencëtarët po studiojnë për të përcaktuar nëse ka ndryshime në virus.

 


Lajme të ngjashme