Rusi, shkon në 600 mijë numri i rasteve me Covid-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 7.600 raste të reja me virusin

1440839
Rusi, shkon në 600 mijë numri i rasteve me Covid-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 592.280, ndërsa ai i të vdekurve në 8.206.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 7.600 raste të reja me virusin.

Ndërkaq, bilanci ditor i të vdekurve është rritur për 95, gjersa numri i të shëruarve ka shkuar në 344.416, me 4.705 të shëruar në 24 orët e fundit.

Siç njoftohet, rastet e sotme ditore kanë shënuar rritje me 1,3 për qind, ndërsa 32,5% e rasteve të reja nuk kanë shfaqur simptoma.

Në Moskë, ku autoritetet kanë lehtësuar masat kufizuese, janë regjistruar 1.068 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 215.014, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.617, me 20 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 17,2 milionë teste.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars. (Agjencia Anadolli - AA)

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)

 



Lajme të ngjashme