Organizatat turke dërgojnë ndihma për refugjatët në gjendje të vështirë në kampin Calais të Francës

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) dhe Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (UID) shpërndanë pako ndihmash të përbëra nga ushqime, maska dhe dezinfektues për refugjatët në kampin Calais në Francë.

1419725

Kryetari i Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë për Belgjikën, Basir Hamarat tha: “Ne përpiqemi të plotësojmë nevojat e vëllezërve tanë. Ne prodhuam vetë maska ​​dhe dezinfektues. Shpresojmë që të jetë për të mirë”.

Në kampin e refugjatëve në Calais, që ndodhet në kufirin Belgjikë-Francë shkoi një ekip me 2 kamionë dhe 13 automjete, i cili monitoroi kushtet e vështira në të cilat jetojnë refugjatët.

Refugjatëve me probleme për sigurimin e ushqimit dhe strehimit iu shpërndanë me 3 mijë pako me pelena, 2 mijë maska, një mijë dezinfektues, 300 pako ushqimore, 200 tenda (çadra), 200 jorganë këllëfë të gjumit (që përdoren zakonisht për kamping) dhe rroba e këpucë për fëmijët.

Kampi i refugjatëve i quajtur “Pylli i Egër”, që ndodhet në qytetin bregdetar Calais në buzë të La Manshit në Francë u shkatërrua nga policia franceze. Refugjatët që presin këtu përpiqen të kalojnë në Angli.

Lajme të ngjashme