Covid-19 vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë

Numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në të gjithë botën arriti në 313.400, ndërsa numri i rasteve të infektimit i tejkaloi 4.733.850, numri i atyre që u shëruan arriti në 1 milion e 818 mijë.

1418857
Covid-19 vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë

Numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) në të gjithë botën arriti në 313.400, ndërsa numri i rasteve të infektimit i tejkaloi 4 milionë e 733 mijë e 850, numri i atyre që u shëruan arriti në 1 milion e 818 mijë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), që është epiqendra e epidemisë me më shumë se 90 mijë njerëz të vdekur, Prefekti i New York-ut, Andrew Cuomo, ku u regjistrua numrin më i madh i vdekjeve, tha se ligji për të mbështetur shtetet për të luftuar në mënyrë efektive kundër Covid-19 duhet të miratohet nga Senati. Të paktën 24 qytetarë turq kanë humbur jetën për shkak të epidemisë së Covid-19 në ShBA, ndërsa një qytetar tjetër turk humbi jetën nga kjo sëmundje për shkak të diagnostikimit të vonuar.

Ndalesa e daljes në kuadër të luftës kundër këtij virusi që u vendos në Angli, e cila është epiqendra e epidemisë në Evropë me 34 mijë e 400 vdekje, u protestua në kryeqytetin Londër. Piers Corbyn, i vëllai i Jeremy Corbyn, ish-drejtuesi i Partisë Laburiste në opozitë, ishte në mesin e rreth 40 protestuesve të mbledhur në Hyde Park kryesisht nga grupet e ekstremit të djathtë që pretendojnë se “ekziston një lidhje midis 5G dhe epidemisë” dhe u ndalua së bashku me 6 personave të tjerë.

Numri i personave që humbën jetën për shkak të Kovid-19 në Spanjë është rritur me 87 në 24 orët e fundit, duke arritur në 27 mijë 650.

Itali, numri i personave që vdiqën nga epidemia u rrit me 153 në 24 orët e fundit dhe arriti në 31 mijë e 763, ndërsa numri i infektimeve me një rënie prej 1.883 ra në 70 mijë e 187. Duke vlerësuar rrjedhën e lakores së epidemisë pas kërkesave të mëdha nga administratat rajonale, qeveria tërhoqi vendimin për hapjen e restoranteve, bareve, kafeneve dhe vendeve të adhurimit, të cilat më parë i shpalli si nga 1 qershori, në 18 maj.

Bilanci i vdekjeve për shkak të Kovid-19 në Francë, u rrit me 96 në 24 orët e fundit dhe arriti në 27.625. Ndërkaq Frederic Vidal, Ministri i Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit  në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për vaksinën tha se "Vaksina kundër Covid-19 nuk mund të jetë e gatshme para 18 muajsh”.

Numri i personave që vdiqën në Belgjikë u rrit në 9.052 dhe numri i rasteve u rrit në 55 mijë e 280.

Gjermani, ku 8 mijë e 27 njerëz vdiqën për shkak të virusit, xhamitë do të hapen për adhurim nga 20 maji. Me vendimin e ri të marrë si rezultat i takimeve midis bashkësive fetare dhe administratorëve vendorë, në kuadër të procesit të normalizimit në Gjermani u vendos që të kryhen lutjet e së Premtes dhe teravive, si dhe të gjitha lutjet e kohës që nga 20 maj.

Brazil numri i vdekjeve për shkak të epidemisë në fjalë u rrit me 845 në 24 orët e fundit dhe arriti në 15.662.

Ndërkaq në Kanada, numri i viktimave u rrit me 206 në 48 orët e fundit, dhe arriti në 5.782.

Në territorin e Kinës, prej nga filloi epidemia, 5 raste të reja u hasën në 24 orët e fundit, por nuk raportohet për viktima të reja. Për shkak të virusit në këtë vend deri më tani kanë vdekur 4 mijë e 633 njerëz, numri i të infektuarve është rritur në 82 mijë e 947, janë shëruar 78 mijë e 227 persona, ndërsa 87 pacientë janë ende në trajtim.

Korenë e Jugut, u vërejt se numri i rasteve që u rritën me përhapjen në mesin e njerëzve që shkuan në klubet e natës në kryeqytetin Seul, ka treguar tendenca të ulet përsëri. 13 raste janë zbuluar në 24 orët e fundit, nuk ka pasur viktima të reja. Deri më tani, 262 njerëz kanë vdekur në vend për shkak të virusit, dhe numri i rasteve ka qenë 11 mijë e 50.

Me 51 persona të tjerë humbën jetën për shkak të Covid-19 në Iran, humbja e jetëve u rrit në 6.988 dhe numri i rasteve u rrit në 120 mijë e 198.

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) në Irak, ku 121 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 deri më tani, njoftoi se asnjë nga testet e koronavirusit të kryera në 24 orët e fundit nuk ishte pozitiv. Pesë njerëz vdiqën në këtë rajon për shkak të epidemisë së këtij virusi.

Numri i atyre që vdiqën në Rusi në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19 u rrit me 94 në 2 mijë e 631, dhe numri i rasteve u rrit në 281 mijë e 752 me zbulimin e viruseve në 9 mijë 709 persona. Numri i të shëruarve u rrit me 4 mijë e 207 dhe arriti në 67 mijë e 373.

Viktimat në disa vende të Euroazisë janë si më poshtë:

514 në Ukrainë, 209 në Moldavi, 60 në Armeni, 34 në Kazakistan, 12 në Gjeorgji, 11 në Uzbekistan.

Libi, e cila ka 3 viktima dhe 65 raste të infektimit, Qendra Kombëtare e Luftimit të Sëmundjeve ka njoftuar se do të fillojë shqyrtimin e gjerë në terren për të përcaktuar shtrirjen e përhapjes së llojit të ri të koronavirusit.

Ministria e Çështjeve Fetare në Algjeri, ku janë regjistruar 542 viktima dhe 6.821 raste të infektimit, për shkak të llojit të ri të koronavirusit lëshoi ​​një fetva që ndalon shtrëngimin e duarve dhe përqafimet në festën e Fitër Bajramit (24 maj).

Numri i njerëzve që vdiqën për shkak të Covid-19 u rrit në 302 në Arabinë Saudite, 107 në Kuvajt dhe 15 në Katar.

Ministria e Shëndetësisë në Bahrejn, ku janë regjistruar 10 viktima, në një deklaratë të bërë njoftoi se numri i rasteve u raportua të jetë rritur në 6.747.

Në zonat e kontrolluara nga qeveria në Jemen u njoftua se humbja e jetëve u rrit n 18 dhe numri i rasteve të infektimit arriti në 106. Taha al-Mutevekkil, ministri i Shëndetësisë i të ashtuquajturës qeverisë huthi në këtë vend, tha se dy persona të tjerë rezultuan pozitivë në testin për Covid-19 dhe numri i rasteve u rrit në 4.

Numri i viktimave për shkak të Covid-19 arriti në 612 në Egjipt, 214 në Emiratet e Bashkuara Arabe(EBA), 192 në Marok, 21 në Oman dhe 9 në Jordan.

Xhamu-Kashmir, i cili është nën kontrollin e Indisë, për shkak të epidemisë numri i personave të infektuar me 108 raste të reja u rrit në 1.121.

Nepali shënoi rastin e parë të vdekjes për shkak të lloji të ri të koronavirusit. Një grua 29-vjeçare, e cila u trajtua në një spital në kryeqytetin Katmandu, vdiq nga Covid-19. Në këtë vend me 29 milionë banorë, deri më tani janë shënuar 281 raste.

Anija “Diamond Princess”, e cila lundëronte nën flamurin britanik, e karantinuar në shkurt me shfaqjen e infektimeve me llojin e ri të koronavirusit në Yokohama të Japonisë, u largua nga ky vend. Gjatë epidemisë në anije, në bordin e së cilës ndodheshin 3.700 pasagjerë dhe ekuipazhin nga 56 vende, u shënuan 13 vdekje dhe 712 raste të infektimit.

Numri i personave që vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në kontinentin afrikan është rritur në 2.648 dhe numri i rasteve u rrit për më shumë se 3 mijë dhe arriti në 78 mijë e 938. Deri më tani, gati 30 mijë njerëz janë shëruar.



Lajme të ngjashme