Situata botërore e Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë ka tejkaluar 287 mijë njerëz, numri i rasteve të infektuara është mbi 4 milion 268 mijë, ndërsa deri më tani janë shëruar mbi 1 milion 533 mijë njerëz.

1415748
Situata botërore e Covid-19 në 24 orët e fundit
rusya korona.jpg
ekvador korona.jpg
fransa koronavirüs paris.jpg
çin koronavirüs.jpg
ispanya koronavirüs.jpg
koronavirüs.jpg
koronavirüs Filipinler.jpg
koronavirüs Türkiye.jpg
rusya koronavirüs.jpg
Azərbaycan_korona virusu.jpg
g.kore koronavirus.jpg
koronavirus1.jpg
koronavirus.jpg
çin koronavirüs.jpg

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), epiqendra e pandemisë globale, numri i vdekjeve është mbi 81.700 dhe ka afërsisht 1 milion 385 mijë raste të infektuara me koronavirus. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se numri i rasteve të infeksionit dhe vdekjeve po bie pothuajse kudo në vend dhe se situata po shkon mirë. Nju-Jorku, i cili është goditur më shumë nga epidemia, ka kaluar në një fazë të re këtë javë dhe vazhdojnë përgatitjet për rihapjen e disa sektorëve në zonat rurale, por në shtetin federal janë raportuar më shumë se 5.000 vdekje për arsye të panjohura.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka rekomanduar që të bëhen teste për të gjithë punonjësit dhe banorët e shtëpive të moshuarve, tek të cilat ka ndodhur edhe një e treta e të gjitha vdekjeve nga koronavirusi (Covid-19). Sipas ekspertëve, shkaku i numrit të madh të vdekjeve në shtëpitë e pleqve është numri i pamjaftueshëm i stafit (punonjësve) dhe numri i pamjaftueshëm i testeve të kryera tek të moshuarit. Ndërkohë, si pjesë e masave kundër llojit të ri të koronavirusit, Shtëpia e Bardhë ka marrë një vendim për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave për punonjësit e “West Wing”, ku ndodhen edhe zyrat e administratës.

Mbretërinë e Bashkuar, epiqendra e epidemisë në Evropë, numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur në një total prej 32.141 dhe numri i rasteve në 224.332. Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një plan veprimi prej 50 faqesh për heqjen graduale të masave kundër Covide-19. Duke thënë se të presësh për të gjetur një vaksinë ose trajtim nuk mund të jetë një plan, Johnson tha: "Gjetja e një vaksine ose metode terapie mund të zgjasë më shumë se një vit. Dhe madje në skenarin më të keq, ne kurrë nuk do të mund të arrijmë ta zbulojmë vaksinën”. Ndërkohë, qeveria, e cila argumenton se ka pak prova që maska ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit, i bëri thirrje publikut për herë të parë për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura kur janë në kontakt me njerëz jashtë familjes.

Itali, numri i të vdekurve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit është shtuar me 179 dhe ka shkuar në 30.739, 160 prej të cilëve janë mjekë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vend është 219.814, numri i rasteve aktive është ulur me 836 persona të tjerë dhe ka rënë në 82.488. Gjithsej janë shëruar 106.587 bashkë me 1.401 pacientët e shëruar në 24 orët e kaluara.

Spanjë, numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur në një total prej 26.744, dhe ai i rasteve ka shkuar në 268.143. Deri më tani, gjithsej janë rikuperuar 177.846 njerëz.

Numri i të vdekurve në Francë është rritur me 263 persona të tjerë në 24 orët e kaluara dhe ka shkuar në gjithsej 26.643, dhe numri i rasteve të regjistruara të virusit është rritur me 456 në gjithsej 211.184.

Belgjikë, numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur në 8.707, me 53.081 raste të infektuara.

Gjermani, numri i të vdekurve është 7.580, nga të cilët 152 janë turq, ndërsa më shumë se 172.000 raste janë raportuar në mbarë vendin.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në disa vende perëndimore dhe evropiane është si më poshtë: Brazil 11.207, Holandë 5.456, Kanada 4.870, Suedi 3.256, Meksikë 3.573, Zvicër 1.845, Irlandë 1.467, Portugali 1.144, Rumani 991.

 

(Të dhënat dhe zhvillimet janë në përditësim të vazhdueshëm... klikoni këtu)



Lajme të ngjashme