YTB-ja ndihmon bashkatdhetarët jashtë vendit

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) në kuadër të luftës kundër epidemisë së Covid-19 vazhdon të ndihmojë bashkatdhetarët jashtë vendit.

1415064
YTB-ja ndihmon bashkatdhetarët jashtë vendit

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) në bashkëpunim me organizatat joqeveritare turke në Zvicër në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ndihmon familjet në nevojë.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga YTB-ja bëhet e ditur se në kuadër të "Programit të Mbështetjes dhe Bashkëpunimit kundër Covid-19 në Diasporë" së bashku me kryesinë e Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve (UID) të Zvicrës përgatiti dhe shpërndau pako ushqimore dhe higjienike për personat në nevojë.

 


Lajme të ngjashme