Kanada – Mbi 8 milionë maska të importuara nga Kina nuk përmbushin standardet

Mësohet se në Kanada, nga 11 milionë maska mjekësore tip N95 të blera nga Kina, 8 milionë prej tyre nuk sigurojnë standardet e duhura.

1414217

Ministrja e Blerjes së Quebec, Anita Anand bëri të ditur se nga 11 milionë maska vetëm 1 milionë përmbushin standardet ndërsa 8 milionë të tjera nuk janë të përshtatshme për përdorim.  

Ajo deklaroi se maskat e tjera janë duke u testuar dhe se 8 milionë maskat jashtë standardit do të përdoren për qëllime të tjera.

Nga ana tjetër, në median kanadeze zunë vend lajme se edhe maskat e tjera tip N95 të importuara muajin e kaluar nga Kina ishin me defekt.

Qeveria federale nuk bëri deklaratë në lidhje me këtë çështje.  

Lajme të ngjashme