Shkencëtari turk do të testojë vaksinën e mundshme kundër Covid-19

Shkencëtari turk në Gjermani. prof.dr. Uğur Şahin, bashkëthemelues i kompanisë bioteknologjike “BioNTech” në Gjermani, filloi me testimin e vaksinës së mundshme kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) tek njerëzit.

1412028
Shkencëtari turk do të testojë vaksinën e mundshme kundër Covid-19

Shkencëtari turk në Gjermani. prof.dr. Uğur Şahin, bashkëthemelues i kompanisë bioteknologjike “BioNTech” në Gjermani, filloi testimin e vaksinës së mundshme kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) tek njerëzit, të cilin ai e zhvilloi me kompaninë farmaceutike amerikane “Pfizer”.

Nga kompania “Pfizer” njoftojnë se provat klinike të vaksinës së mundshme të quajtur "BNT162" kanë filluar të testohen edhe tek njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) pas Gjermanisë.

Në deklaratë thuhet se vaksinat u zbatuan tek subjektet në fakultetet mjekësore të Universiteteve Maryland dhe New York.

Në mes të tjerash thuhet se vaksina do të aplikohet tek 360 persona të shëndetshëm në dy kategori në ShBA në fazën e parë, midis moshave 18-55 dhe 65-85.

Bëhet e ditur se testet do të aplikohen për subjektet e moshës 65-85 nëse përcaktohet se janë efektive dhe të sigurta në subjektet e moshës 18-55-vjeç, ndërsa thuhet që nëse vaksina kuptohet të jetë e sigurt dhe efektive në provat, atëherë shpërndarja në shkallë të gjerë do të fillojë në ShBA deri në fund të vitit.

 


Lajme të ngjashme