Nigeri – Një sëmundje misterioze merr jetët e 100 njerëzve në provincën Jigawa

Në provincën Jigawa të Nigerisë në 10 ditë të fundit vdiqën më shumë se 100 njerëz për shkak të "sëmundjes së pa diagnostikuar".

1411705
Nigeri – Një sëmundje misterioze merr jetët e 100 njerëzve në provincën Jigawa

Nigeri, vendin e Afrikës Perëndimore, "sëmundja e padiagnostikuar" vazhdon të marrë jetët e njerëzve.

Në provincën Jigawa të Nigerisë në 10 ditë të fundit vdiqën më shumë se 100 njerëz për shkak të "sëmundjes së pa diagnostikuar".

Drejtori i Shëndetit të Provincës, dr. Abba Zakari deklaroi se një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë shkoi në rajon për të hetuar sëmundjen.

"Është ende herët të thuhet nëse kemi të bëjmë me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), por ekipi filloi të punojë" tha ai.

Edhe në provincën Kano rreth 150 njerëz vdiqën brenda 3 ditëve gjatë muajit të kaluar për shkak të një sëmundjeje misterioze.

Numri i vdekjeve për nga Covid-19 në Nigeri, i cili deri më tani ka marrë 93 jetë, është 2 mijë e 802.



Lajme të ngjashme