OBSh paralajmëron për dyfishim të vdekjeve nga malaria në Afrikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dëmtimi i zinxhirit furnizues dhe shpërndarës për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të ndikojë negativisht në luftën kundër malaries dhe mund ta çojë numrin e vdekjeve në nivelin më të lartë që nga 2000.

1404624
OBSh paralajmëron për dyfishim të vdekjeve nga malaria në Afrikë

Drejtoresha Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për rajonin e Afrikës, dr. Matshidiso Moeti tha se dëmtimi i zinxhirit furnizues dhe shpërndarës për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të ndikojë negativisht në luftën kundër malaries dhe do të dyfishojë vdekjet.

Në një mbledhje informuese për mediat, Moeti u bëri thirrje të gjitha vendeve të vazhdojnë punimet e tyre për parandalimin e malaries.

"Analizat e fundit tregojnë se do të dyfishohen vdekjet nga malaria në Afrikën Nënsahariane, në rast se ndalon së funksionuari rrjeti për shpërndarjen e ‘perdeve që vendosen mbi shtrat për pengimin e mushkonjave‘ dhe nëse bie menaxhimi i rasteve", deklaroi Moeti, e cila shtoi gjithashtu se kjo do të shënonte nivelin më të lartë që është parë në rajon që nga viti 2000.

Javën e kaluar Moeti tha se ndërprerja e mbështetjes financiare e ShBA-së për organizatën (ndërprerja e fondeve për OBSh-në) do të ndikonte në luftën kundër sëmundjeve të tilla si: poliomieliti, malaria dhe SIDA në kontinentit e Afrikës.

Sipas të dhënave të OBSh-së, në vitin 2018 në Afrikë nga malaria kanë vdekur rreth 360 mijë njerëz.



Lajme të ngjashme