OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se në çështjen e pandemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) më e keqja nuk ka ardhur ende.

1402570
OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se në çështjen e pandemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) më e keqja nuk ka ardhur ende.

Duke folur në një konferencë shtypi në selinë e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës përmes një videokonference, Ghebreyesus u shpreh u shpreh se për të kapërcyer pandeminë në botë duhet një bashkëveprim në rang kombëtar dhe global.

Ai ripërsëriti thirrjen e tij për “solidaritet global” dhe "unitet kombëtar” kundër pandemisë dhe shtoi se në rast se kjo nuk bëhet atëherë mund të vdesin më shumë njerëz për shkak të Covid-19.

“Pa këto të dyja na pret më e keqja. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus i atillë që shumë njerëz nuk e kuptojnë ende”, tha drejtori i OBSH-së.

Ai u bëri thirrje 194 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të shfaqin “një unitet kombëtar të drejtë dhe të sinqertë kundër koronavirusit” sepse vetëm në këtë mënyrë edhe solidariteti global mund të ketë sukses.

“Mos e përdorni këtë virus për tu grindur ose për të fituar pikë në politikë. Kjo është një gjendje e rrezikshme. Është si të luash me zjarrin. Ju lutem veproni si bashku”, tha Ghebreyesus duke ripërsëtirur se ka ende shumë çështje të panjohura në lidhje me koronavirusin e tipit të ri.

"Ky virus është i rrezikshëm. Ky virus është armiku numër një i popullit. Ky virus është i ri dhe ka vetinë të ngjitet seriozisht si gripi. Është shumë ngjitës ashtu si gripi. Në të njëjtën kohë është një vrasës shumë i madh si SARS dhe MERS. Ka një kombinim shumë të rrezikshëm.", u shpreh drejtori i OBSH-së.

Nga ana tjetër, pyetjes në lidhje me deklaratën e administratës amerikane se organizata i kishte fshehur (Amerikës) informacionet për Covid-19, ai iu përgjigj duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetit nuk i kishte fshehur gjë as Uashingtonit dhe asnjë vendi tjetër në lidhje me pandeminë vdekjeprurëse.

Ghebreyesus rikujtoi praninë që prej muajit janar të 15 përfaqësuesve nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që punojnë në mënyrë të përkohshme në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

“Kjo do të thotë se që prej ditës së parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i ishte fshehur asgjë. Të gjitha vendet informohen në moment”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.  

 


Lajme të ngjashme