Numri i rasteve me Covid-19 në botë arriti në 2 milionë e 300 mijë

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga lloji i ri i koronavirusit në të gjithë botën i tejkaloi 160 mijë dhe numri i rasteve është mbi 2 milion e 300 mijë, ndërsa numri i të shëruarve është mbi 600 mijë.

1401019
Numri i rasteve me Covid-19 në botë arriti në 2 milionë e 300 mijë

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga lloji i ri i koronavirusit në të gjithë botën i tejkaloi 160 mijë dhe numri i rasteve është mbi 2 milion e 300 mijë, ndërsa numri i të shëruarve është mbi 600 mijë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që është bërë epiqendra e epidemisë, ekzekutimet e njerëzve të dënuar me vdekje në Tenesi dhe Teksas u pezulluan për shkak të epidemisë së lloji të ri të koronavirusit. Pas shqetësimeve për mundësinë e bartjes së virusit në burgje nga ana e dëshmitarëve që do të vijnë nga jashtë janë pezulluar ekzekutimet me vdekje të një të burgosuri në Tenesi dhe 5 në Teksas.

Numri i njerëzve që humbën jetën nga Covid-19 në Itali u rrit me 482 brenda një dite dhe arrit në 23.227.

Pedro Sanchez, Kryeministri i Spanjës, ku 20 mijë e 453 njerëz vdiqën për shkak të epidemisë, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme, e cila zbatohet që nga 14 marsi, do të zgjatet deri më 9 maj duke zvogëluar shtrirjen e saj.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Francë u rrit me 642 në 24 orët e fundit dhe arriti në 19.323. Në vendin, ku u trajtuan 30 mijë e 639 persona, përfshirë 5.833 në kujdes intensiv, numri i personave që i mbijetuan sëmundjes u rrit për 563 mijë brenda një dite dhe arriti në 35 mijë e 983.

Numri i viktimat në disa vende evropiane janë si më poshtë:

15 mijë e 464 në Angli, 5 mijë e 453 në Belgjikë, 4 mijë 538 në Gjermani.

Angli, punonjësve të kujdesit shëndetësor u kërkua të lanin dhe ripërdorin rrobat mbrojtëse njëpërdorimëshe për shkak të epidemisë së Covid-19. Nga sindikata më e madhe në vend “Unison”, bëhet e ditur se zyrtarët mund të vendosin të mos punojnë nëse pajisjet e duhura mbrojtëse nuk vihen në dispozicion. Ndërkohë qeveria është akuzuar për "humbje të një vargu të mundësive" dhe për "indiferencë ndaj virusit" për të zvogëluar ndikimin e Covid-19 në vend. Sipas lajmit të gazetës “The Sunday Times” me titull “38 ditë të gjendjes së gjumit të Anglisë drejtë fatkeqësisë” shkruhet se “Për shkak të papërgatitjes së vendit në shkallë të rrezikshme janë harxhuar kot 5 javë në luftën kundër epidemisë".

Vetëm 5 nga 31 vdekjet pas epidemisë së Covid-19 doli të jenë për shkak të epidemisë në qendrën e mirëmbajtjes "Residence Herron" në Montreal të Kanadasë, ku humbën jetën 1.470 persona. Kur shumica e punonjësve u largua nga puna pas epidemisë, u përcaktua se vetëm 2 infermierë u duhej të shërbenin 130 të moshuar që qëndronin në qendër.

Numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil arriti në 2 mijë e 372, në Holandë 3 mijë e 601, në Zvicër 1.368, në Portugali 687, në Irlandë 571, në Austri 443, në Peru 348, ndërsa në Suedi u bënë 1.511.

Azerbajxhan, ku 18 njerëz vdiqën për shkak të Covid-19, janë regjistruan 1.373 raste, ndërkaq regjimi i karantinës i vlefshëm deri më 20 prill u zgjat deri në 4 maj. Karantina në këtë vend u shpall më 24 mars, ndërsa veprimtaria e të gjitha vendeve të punës, përveç tregjeve dhe farmacive, dhe transporti ndërurban u ndalua dhe u ndërpre arsimi. Të gjitha kufijtë e vendit ishin të mbyllur, veprimtaritë e kinemave, muzeve, teatrove, qendrave argëtuese dhe palestrave sportive u ndërprenë, ndërsa u ndaluan edhe dasmat. Masat u forcuan më pas dhe kërkesa për leje për të dalë në rrugë u soll me SMS në celular.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë mjekësore në luftën kundër lloji të ri të koronavirusit.

Raportohet se nuk ka mbetur asnjë rast aktiv i Covid-19 në Mauritani dhe 2 pacientët e fundit u shëruan. Në këtë vend, ku janë shënuar gjithsej 7 raste të infektimit ka humbur jetën vetëm një person.

Ndërsa 2 persona të tjerë vdiqën për shkak të Covid-19 në Korenë e Jugut, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi u rrit në 234, ndërsa me zbulimin e 8 rasteve të reja të Covid-19 numri i të infektuarve u rrit në 10 mijë e 661.

Kinë prej nga rrjedh edhe origjina e virusit, 4.632 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 deri më sot. Përderisa nuk pati viktima të reja në vend në 24 orët e fundit, u identifikuan gjithsej 16 raste të reja, 9 prej të cilave ishin nga jashtë dhe 7 prej tyre ishin të brendshme.

Humbjet e jetëve nga Covid-19 në Indi arriti në 521, në Rusi në 313, në Japoni në 222 dhe në Izrael në 171.

 


Lajme të ngjashme