Në Etiopi 1 milion njerëz përballen me urinë për shkak të ‘pushtimit’ të karkalecave

Sipas FAO-s (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) një milion njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente ushqimore dhe përballen me rrezikun e urisë për shkak të ‘karkalecave pushtues’.

1398156
Në Etiopi 1 milion njerëz përballen me urinë për shkak të ‘pushtimit’ të karkalecave

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka raportuar se karkalecat kanë dëmtuar në Etiopi rreth 200.000 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar humbjen e 356.000 ton drithë. Sipas FAO-s një milion njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente ushqimore dhe përballen me rrezikun e urisë për shkak të ‘karkalecave pushtues’.

Përfaqësuesja e FAO-s në Etiopi, Fatouma Seid në një deklaratë që bëri në lidhje me çështjen theksoi se duhen bërë përpjekjet maksimale për të mbrojtur burimet e jetesës së popullatës në një kohë kur vendi po lufton gjithashtu edhe me koronavirusin.

Tufat e karkalecave, që për muaj të tërë vazhdojnë të dëmtojnë fushat bujqësore të vendeve të Afrikës Lindore dhe Lindjes së Mesme, mund të bëjnë çdo ditë deri në 150 km rrugë.

Në një sipërfaqe 1 km2 mund të jetojnë 40 deri në 80 milionë karkaleca dhe vetëm në një ditë mund të konsumojnë të njëjtën sasi ushqimi sa 35.000 njerëz.



Lajme të ngjashme