Numri i vdekjeve nga Covid-19 në botë po i afrohet 95.000

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga lloji i ri i koronavirusit në të gjithë botën i tejkaloi 94.720 dhe numri i rasteve është mbi 1,5 milionë, ndërsa numri i të shëruarve është 348.800.

1394958
Numri i vdekjeve nga Covid-19 në botë po i afrohet 95.000
Azerbaycan_korona-2
Arnavutluk_korona_tedbirler_asker.jpg
Koronavirüs.2.İsrail.08.04.jpg
806x378-son-dakika-abdde-corona-virusten-covid-19-son-24-saatte-1339-kisi-oldu-7-nisan-2020-abd-koronavirus-son-durum-1586268992572.jpg
Koronavirüs Yunanistan.3.08.04.jpg
Koronavirüs Kolombiya.1.08.04.jpg
abd koronavirus.jpg
Korona.jpg
koronavirus.jpg
Almanya_korona karantina.jpg
iran-korona.jpg
abd askeri koronavirus.jpg
korona_Çin.jpg
koronavirüs.jpg

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1 milionë e 584 mijë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në ShBA, me 457.101 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 152.446 raste, Italia me 143.626, Franca me 117.749 dhe Gjermania me 115.523.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.865 raste.

Pas tyre vijojnë Irani me 66.220 raste, Britania me 65.077, Turqia me 42.282 raste, Belgjika me 24.983, Zvicra me 24.046, Holanda me 21.762, Kanadaja me 20.690, Brazili me 16.474, Portugalia me 13.956, Austria me 13.244 dhe Koreja e Jugut me 10.423 raste me COVID-19.

Itali, ku numri i vdekjeve kishte rënë për disa ditë, numri i të vdekurve u rrit me 542 persona në 24 orët e fundit në 17.669. Ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 139.422. Sipas shtypit italian, qeveria po konsideron rihapjen gradualisht të fabrikave dhe disa dyqaneve pas 13 prillit. Kurse portet e vendit do të mbeten të mbyllura deri në mbarimin e gjendjes së emergjencës së koronavirusit.

Numri i të vdekurve në Spanjë në 24 orët e kaluara është shtuar me 683 dhe është rritur në 15.238.

Franca konfirmoi 541 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.869. Numri i rasteve është rritur me 3.881 në 112.950. Numri i të papunëve për shkak të Covid-19 shkoi në 6,3 milion.

Numri i vdekjeve nga pandemia në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 938 njerëz në 24 orët e kaluara në 7.097. Ky ishte numri i më i lartë i vdekjeve të regjistruara në një ditë në vend, kur numri i rasteve ka shkuar në 60.733, bashkë me 5.492 rastet e reja.

Suedia raporton 793 të vdekur nga Covid-19 dhe 9.141 të infektuar me koronavirus. Një spital në vend i ka udhëzuar doktorët që të mos trajtojnë pacientët mbi 80 vjeç që janë të infektuar me Covid-19.

Australi numri i vdekjeve që ka shkaktuar koronavirusi i ri është 51, kurse numri i rasteve të infektuara me Covid-19 është rritur në 6.104.

Serbi, ku numri i vdekjeve është 65 dhe ai i rasteve 2.666, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe testi i djalit të presidentit Aleksandër Vuçiç. 236 shtetas të Serbisë që studiojnë në ShBA u riatdhesuan sot në mëngjes me një avion të “Air Serbia”. Me të njëjtin avion shkuan në Serbi edhe disa punonjës të kujdesit shëndetësor për të ndihmuar në luftën kundër epidemisë. Në Serbi janë infektuar me Covid-19 edhe 2 këshilltarë të tjerë ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sarcevic. Më herët ishin diagnostikuar me Covid-19 edhe 3 këshilltarë të Sarcevicit.

Kroaci kanë humbur jetën nga koronavirusi 20 pacientë. Numri i rasteve të konfirmuara është 407. Gordan Grlic Radman, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropën të Kroacisë, e cila mban presidencës e radhës së Bashkimit Evropian (BE) tha se Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i shtyrë për shkak të pandemisë, do të zhvillohet patjetër, madje ky samit që planifikohet të mbahet në Zagreb është shumë i rëndësishëm për rajonin. Banka Botërore deklaroi se ekonomia kroate do ta kalojë në stanjacion periudhën e pranverës për shkak të pandemisë, por vendin e presin “ditë edhe më të vështira”.

Shtet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku deri tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 16.312 njerëz dhe numri i të infektuarve ka arritur në 458.445, përfshi edhe 23.518 raste të reja. Mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe testi i Covid-19 për Sayegh, kryetari i Bashkisë së Paterson, ku jeton edhe një komunitet i madh turk. Të pastrehët që vazhdojnë të jetojnë në rrugë dhe baraka në Nju-Jork, që është epiqendra e pandemisë së Covid-19 në ShBA, dallohen si grupi më i pambrojtur nga sëmundja. Administrata e qytetit kritikohet për mos-marrje të masave të mjaftueshme në luftën koronavirusin.

Edhe vendet e Amerikës Latine po kalojnë një proces të vështirë për shkak të koronavirusit të llojit të ri, i cili ka shkaktuar në këtë rajon 1.757 vdekje dhe infektuar 44.370 njerëz.

Argjentinë, ku rasti i parë me Covid-19 është konfirmuar në 3 mars, kurse vdekja e parë është regjistruar më 8 mars, deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 65 njerëz, kurse numri i rasteve është rritur në 1.795.

Brazil numri i vdekjeve është 800, i rasteve 15.927.

Kili ka raportuar 48 humbje jetësh e 5.546 raste dhe vendi i dytë i rajonit pas Brazilit për nga numri i të infektuarve.

Meksikë Covid-19 u ka marrë jetën 174 njerëzve dhe deri më tani janë konfirmuar 3.181 raste.

Ekuador deri tani koronavirusi ka vrarë 242 njerëz dhe ka infektuar 4.450 të tjerë.



Lajme të ngjashme