Koronavirusi në ShBA: Shkon në 5.138 numri i viktimave

Numri i të infektuarve në ShBA është rritur në 216.721, njofton Universitetit "Johns Hopkins" ndërsa 8.672 janë shëruar.

1389722
Koronavirusi në ShBA: Shkon në 5.138 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 5.138, tregojnë të dhënat nga Universiteti "Johns Hopkins".

Kurse numri i të infektuarve është rritur në 216.721, ndërkohë që 8.672 janë shëruar.

Shumica e vdekjeve janë raportuar në shtetin e Nju-Jorkut. New York City është epiqendra e virusit në SHBA, ku janë regjistruar 1.374 vdekje.

Të dhënat e universitetit me qendër në Maryland tregojnë se numri i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 937.600, me më shumë se 47.250 vdekje dhe mbi 194.300 të shëruar nga koronavirusi.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i njohur edhe si Covid-19 është përhapur në të paktën 200 vende dhe rajone të botës.



Lajme të ngjashme