YTB i bën thirrje qytetarëve turq që jetojnë jashtë shtetit

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) i bëri thirrje turqve që jetojnë jashtë shtetit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre në vendet ku ndodhen, në kuadër të masave të marra në luftën kundër tipit të ri të koronavirusit.

1388490
YTB i bën thirrje qytetarëve turq që jetojnë jashtë shtetit

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) i bëri thirrje turqve që jetojnë jashtë shtetit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre në vendet ku ndodhen, në kuadër të masave të marra në luftën kundër tipit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Sipas informacioneve të marra nga YTB, një video informuese në lidhje me epideminë e koronavirusit për turqit jashtë shtetit, do të postohet në llogaritë e medias sociale të Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme.

Në videon e përgatitur me sloganin “Qëndro në shtëpi, qëndro në jetë” tërhiqet vëmendja në masat e thjeshta që mund të marrin qytetarët që jetojnë jashtë shtetit për tu mbrojtur nga epidemia e COVID-19.

Gjithashtu theksohet se ata duhet të respektojnë me përpikmëri paralajmërimet zyrtare në vendet ku ndodhen, të mos dalin nga shtëpia nëse nuk janë të detyruar, të qëndrojnë larg vendeve me ambiente me grumbuj dhe në veçanti bëhet e ditur që është shumë e rëndësishme që të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Në video këshillohet që qytetarët të respektojnë distancën sociale dhe të gjitha rregullat e higjienës, për shkak të fluksit të madh të mos shkojnë në spitale ose institucione shëndetësore nëse nuk është e nevojshme dhe për çështjet shëndetësore të ndjekin vetëm deklaratat zyrtare.   

 

 


Lajme të ngjashme