Rritet në 75 numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi të enjten në mbrëmje 1.196 raste të reja me COVID-19 dhe 16 viktima, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 3.629 dhe i të vdekurve në 75.

1385797
Rritet në 75 numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi

“Numri i testeve tona ishte 5.035 dje. Sot është 7.286. Janë bërë 1.196 diagnostikime të reja. Pacientët dhe rrethi i tyre i kontaktit janë izoluar. Ne humbëm 16 nga pacientët tanë. Me këto shifra, humbjet tona të jetëve shkuan në 75 dhe numri i pacientëve tanë arriti në 3.629. Ju ftoj me këmbëngulje të zbatoni masat”, deklaroi ministri Koca përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme