Pandemia COVID-19 vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë

Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) në botë arriti në 21 mijë.

1385371
Pandemia COVID-19 vazhdon të marrë jetët e njerëzve në botë

Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) në botë arriti në 21 mijë.

Numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi në 24 orët e fundit është rritur me 683 persona të tjerë dhe ka shkuar në 7 mijë e 386, kurse numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus, përfshirë edhe ata të kuruar ka arritur në 74 mijë e 386.

Sipas raporteve të mediave lokale, numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor që vdiqën që nga 21 shkurt, kur filloi epidemia, së bashku me 6 mjekë të tjerë u rrit në 31.

Kryeministri Giuseppe Conte koronavirusin e ri e përshkroi me këto fjalë: “Ne luftojmë me një armik të padukshëm dhe tinëzar që hyn në shtëpitë tona, na detyron të ripërcaktojmë marrëdhëniet midis njerëzve, duke na bërë të dyshojmë edhe në duar miqësore”.

Numri i vdekjeve në Spanjë nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit u rrit me 655 dhe arriti në 4 mijë e 89 persona. Qeveria spanjolle ka kërkuar mbështetje nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin Ndaj Fatkeqësive (EARDCC) për furnizime me materiale mjekësore. Dihet se 5 mijë e 400 nga 47 mijë e 610 raste të infektimit në vend janë personel mjekësor.

Francë, numri i atyre që vdiqën nga COVID-19 u rrit me 231 në 24 orët e fundit dhe arriti në 1 mijë e 331. Ndërkohë, një studim i kryer në vend zbuloi se 73 për qind e popullsisë janë të mendimit se qeveria nuk është e gatshme të trajtojë krizën e shkaktuar nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit. Sipas anketës, shkalla e atyre që shqetësohen për shkak të epidemisë është 87 për qind.

Edhe në Belgjikë u shënua rritje me 42 në numrin e vdekjeve nga epidemia e COVID-19 dhe arriti në 220 persona, ndërsa numri i rasteve të infektuara u rrit me 1 mijë e 298 dhe arriti në 6 mijë e 235.

Në 24 orët e fundit në Gjermani, numri i vdekjeve të lidhura me virusin është rritur në 198 dhe numri i personave me koronavirus është rritur në 36.508. Kancelarja gjermane Angela Merkel, testi i parë i koronavirusit i së cilës ishte negativ, pati edhe testimin e dytë. Testi i dytë i Merkel ishte gjithashtu negativ.

Mbreti suedez Carl Gustaf i XVI dhe Mbretëresha Silvia u zhvendosën nga Stokholmi në një pallat në qytetin e Flenit për shkak të shqetësimit nga koronavirusi. Mbreti i Suedisë (71) dhe gruaja e tij (76), të cilët janë në grupin e rrezikut, zhvillojnë takimet e tyre me familjen mbretërore përmes telefonit dhe videos.

Ndërkaq në Holandë, numri i personave që vdiqën nga epidemia e koronavirusit u rrit me 80 persona në 24 orë dhe arriti në 356, ndërsa numri i infektimeve arriti në afro 7 mijë.

Mbretërinë e Bashkuar numri i njerëzve që vdiqën për shkak të koronavirusit të ri u rrit me 43 dhe arriti në 465. Në vend, ku numri i rasteve të infektimit u rrit me 1 mijë e 452 dhe arriti në 9 mijë e 592, numri i të shëruarve u rrit në 135.

Hungari, ku u shënuan 10 viktima, një nga personat që vdiq u ishte Steven Dick, 37-vjeç, Zëvendës Ambasadori i Britanisë në Budapest.

Humbja e jetëve e shkaktuar nga lloji i ri i epidemisë së koronavirusit (COVID-19) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) arriti në 802. Ndërkaq numri i rasteve është regjistruar si 55 mijë e 238, 415 nga të cilët janë në ushtri, ku numri i infektimeve është trefishuar brenda një jave.

Ndërkaq numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kanada u rrit në 33. Numri i rasteve të infektimit arriti në 3 mijë e 292, ndërsa bëhet e ditur se është arrestuar një grua 53-vjeçare, e cila refuzoi të karantinohet pasi u kthye nga udhëtimi në provincën Newfoundland.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Brazil u rrit në 57, 12 në Australi dhe 10 në Republikën Dominikane.

Gjashtë njerëz vdiqën në COVID-19 në Meksikë. Bëhet e ditur se tre të katërtat e 475 rasteve në vend janë të përbërë nga udhëtarët ndërkombëtarë.

Ndërkaq në Rumani, nga epidemia e COVID-19 deri më tani kanë vdekur 13 njerëz, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 906. Mësohet se ministri rumun i Shëndetësisë Victor Costache dha dorëheqjen.

Shqipëri ka ndërruar jetë viktima e 6-të nga COVID-19, një 71-vjeçare që ishte e shtrirë në spitalin infektiv dhe ishte në terapi intensive, ndërsa ishte e kyçur në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Ndërsa nga Kosova vijnë lajme të mira. Dy pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, të cilët kishin rezultuar Pozitiv me Covid-19, janë duke shkuar drejtë shërimit. Testet e dyta që u janë bërë këtyre dy personave kanë rezultuar Negative.

COVID-19 është konfirmuar tek 177 persona në Maqedoninë e Veriut në mesin e të cilëve 15 janë punonjës shëndetësor, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 3 persona.

 


Lajme të ngjashme