Vazhdon pritja e refugjatëve në kufirin grek për të kaluar në Evropë

Refugjatët vazhdojnë të presin prej 27 ditësh në kufirin e Greqisë për të kaluar në Evropë.

1384903
Vazhdon pritja e refugjatëve në kufirin grek për të kaluar në Evropë

Refugjatët vazhdojnë të presin prej 27 ditësh në kufirin e Greqisë për të kaluar në Evropë.

Pavarësisht ndrëhyrjes së pamëshirshme me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba, refugjatët që mendojnë ende se Greqia do të hapë portën kufitare, vazhdojnë të presin prej afërsisht një muaji.

Qindra punonjës të sigurisë, personel i shëndetësisë, punonjës të pastrimit dhe administruesit e institucionit për sigurimin e koordinimit, të cilët punojnë me turne, shërbejnë natë e ditë në mënyrë që refugjatët të mos përjetojnë asnjë gjendje negative gjatë pritjes së tyre.   

Që prej ditës që kanë ardhur në rajon, me koordinimin e Prefektit të Edrenesë, Ekrem Canalp, vazhdon papushim 24 orë në ditë ndihma njerëzore për refugjatët.

 

 


Lajme të ngjashme