Rëndohet bilanci i pandemisë Covid-19 në Evropë

Koronavirusi i ri (Covid-19) që u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës është përhapur në të paktën 179 vende dhe rajone të botës duke shkaktuar rreth 19 mijë viktima dhe më shumë se 423.000 të infektuar, kurse 3 miliardë njerëz janë në karantinë.

1384569
Rëndohet bilanci i pandemisë Covid-19 në Evropë

Bilanci i pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi i llojit të ri (Kovid-19) në Evropë po rëndohet për çdo ditë e më shumë.

Numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi në 24 orët e fundit është rritur me 743 persona të tjerë dhe ka shkuar në 6.820, kurse numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara ka arritur në 69.176. Është marrë vendimi për të gjobitur me 3.000 euro ata që dalin në rrugë pa qenë të detyruar.

Spanjë virusi deri më tani ka marrë 3.434 jetë. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 512 vdekje të tjera. Numri i rasteve të virusit është shtuar me 6.584 të tjerë të infektuar dhe është rritur në rreth 40.000. Kështu, Spanja ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Në vend hasen edhe drama njerëzore, në disa azile pleqsh disa pacientë janë gjetur të vdekur në shtrat për shkak të ikjes së personelit në shtëpi. Qeveria spanjolle ka kërkuar mbështetjen e NATO-s për furnizime me materiale mjekësore.

Në një ditë në Francë pothuajse në çdo një orë kanë vdekur 10 njerëz nga koronavirusi. Numri i vdekjeve në vend në 24 orët e fundit është rritur me 240 dhe ka shkuar në 1.100. Ndërkohë, në qytetin Mulhouse spitalet po përballen me problemin e kapaciteteve (ka mungesë të shtretërve për shkak të epidemisë). Për të ulur barrën e spitaleve, disa pacientë të infektuar transportohen me avionë ushtarakë në qytete të tjera, dhe është ndërtuar një spital ushtarak me një kapacitet prej 30 shtretërish. Qeveria franceze ka kërkuar zbatimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit.

Holandë, me 63 humbje të tjera jetësh në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve është rritur në 276.

Numri i vdekjeve në Gjermani nga koronavirus i ri (Kovid-19) është rritur në 172 në vend, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 34.009. Në disa lande të vendit gjoba e daljes në rrugë është rritur në 25.000 euro.

Zvicër numri i të vdekurve këtë mëngjes është rritur në 135, dhe numri i infeksioneve ka shkuar në 10 mijë e 171.

Numri i të vdekurve në Austri është rritur në 30, ndërkohë në vend vazhdojnë testet për pacientët e dyshuar. Nga 32 mijë e 500 teste që janë bërë deri më tani me Covid-19 janë diagnostikuar 5 mijë e 282 veta.

Numri i rasteve të infeksionit me virus në Belgjikë është afërsisht 5.000 (4.937 bashkë me 668 rastet e fundit). Ndërsa numri i viktimave është 178, përfshi edhe 56 pacientët që nuk kanë mbijetuar dot gjatë 24 orëve të fundit. Numri i pacientëve të shtruar në të gjitha spitalet e vendit është 2 mijë e 308. Raportohet se 474 e këtyre pacientëve mbahen në reanimacion.

Mbretërinë e Bashkuar, ku deri më tani janë regjistruar 422 të vdekur dhe më shumë se 8.000 të infektuar, qeveria ka marrë një vendim për të shndërruar një qendër panairesh në Londër në një spital të përkohshëm me kapacitet prej 4.000 shtretërish. Rreth 12.000 mjekë në pension ose të larguar me dëshirën e tyre nga puna si dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për të punuar përsëri në vend. Ndërkaq ka rezultuar pozitiv testi i Covid-19 për Princin e Kurorës Charles.

Poloni koronavirusi ka vrarë deri tani 12 njerëz, kurse numri i rasteve është rritur 927.

Republikën Çeke numri i viktimave është rritur në 3, pasi një pacient e ka humbur luftën me koronavirusin për shkak të shqetësimeve kronike që ka pasur. Numri i të infektuarve me Covid-19 në vend ka shkuar në 1.497.

Vatikan numri i të prekurve nga koronavirusi është shtuar me 3 raste të reja dhe është rritur në 4.

Serbi numri i viktimave është 4, kurse ai tyre të infektuar me virus është rritur në 303. Raportohet se ka rezultuar pozitiv edhe testi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Branislav Blazic.

Në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka mbërritur në 52. Para dy ditësh është shënuar edhe rasti i parë i vdekjes, ku luftën nga ky virus e ka humbur një 65-vjeçar nga Herceg Novi, i cili më parë kishte probleme me mushkëritë. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se numri i të infektuarve ka pësuar rritje për 74% nga numri i përgjithshëm në ditët e mëparshme. Gjithnjë sipas të dhënave të ISHB nën mbikëqyrje sanitare në Mal të Zi ndodhen 5.972 persona. Të infektuarit me koronavirus në Mal të Zi deri tani janë nga Podgorica, Tuzi, Ulqini, Tivari, Budva dhe Herceg Novi. Në shumë qytetet të Malit të Zi janë hapur karantinat, ku vendosen të gjithë personat e ardhur nga jashtë, të cilët kanë hyrë në Mal të Zi pas shpalljes së pandemisë globale. Ata po mbahen të izoluar dhe janë vazhdimisht nën mbikëqyrjen mjekësore. Policia ndërkohë ka bllokuar rrugën që lidh Podgoricën me Tuzin.

Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirusin e ri (Covid-19), me çka numri i të prekurve ka arritur në 177. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se rastet e reja janë regjistruar në Shkup (20), në Kumanovë (3), në Veles (3) dhe në Prilep (2) dhe në Dibër (1). Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë edhe orë policore në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri është rritur në 146, përfshirë edhe 5 personat që kanë ndërruar jetë njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kosovë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin Covid-19, dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, përfshirë edhe një rast të vdekjes së një të moshuari 82 vjeç.

Kroaci gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve është rritur me 36 të reja dhe ka shkuar në 418. Ndërkohë raportohet se kanë dalë pozitive testet e 3 ushtarëve të gjendur në Lituani.

Numri i të infektuarve në Hungari deri më tani është 226.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku numri i vdekjeve është rritur në 797, numri i të infektuarve ka shkuar në 55.222. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se rënia e ritmit të epidemisë së re të koronavirusit (Covid-19) pritet të zgjasë 8 deri në 10 javë. Në ushtrinë amerikane momentalisht ka 321 raste me Covid-19, shumica ushtarë, por edhe familjet e disave prej tyre. Guvernatori i shtetit të Nju-Jorkut ka paralajmëruar qytetarët se tabloja më e keqe do të shfaqet në fund të prillit. Në Shtetin e Nju-Jorkut ka nisur testimi i një ilaçi që mund të ketë efekt në kurimin e Covid-19.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në shtetin e Amerikës Latine, Ekuadorit, është rritur në 27, kurse numri i infeksioneve ka shkuar në 1.049.

Kolumbi, ku deri më tani për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 3 vetë dhe 378 janë të infektuar me Covid-19, duke filluar nga sot ka nisur zbatimi i karantinës së përgjithshme, që do të zgjasë deri më 13 prill.

Australi me Covid-19 janë diagonistikuar edhe 138 njerëz të tjerë, në mesin e të cilëve edhe 2 fëmijë në moshat 9 dhe 7 vjeç, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2.317.

Për të luftuar me epideminë e koronavirusit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme edhe Zelanda e Re, ku numri rasteve është rritur në 205.

 


Lajme të ngjashme