OBSH: SHBA-ja mund të bëhet epiqendër e epidemisë COVID-19

Dr. Margaret Harris, zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deklaroi të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëhen epiqendra e re e epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

1384627
OBSH: SHBA-ja mund të bëhet epiqendër e epidemisë COVID-19

Zëdhënësja e OBSH-së theksoi se rastet me koronavirus të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Evropë e SHBA përbëjnë 85% të numrit të përgjithshëm të personave të infektuar anembanë botës.

Gjatë një videokonference për shtyp nga Zyra e Kombeve të Bashkuara të Gjenevë, dr. Harris paralajmëroi se vdekjet në shkallë botërore për shkak të pandemisë COVID-19 do të shënojnë një rritje të konsiderueshme.

“Në epideminë më të keqe të ebolës që kemi dëshmuar deri më sot në Afrikën Perëndimore, u deshën 2 vite për të dalë me 11.000 vdekje; prandaj këtu jemi ballë për ballë me një epidemi realisht kolosal”, u shpreh ajo duke tërhequr vëmendjen se koronavirusi i ri po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Zyrtarja e OBSH-së vuri në pah se Evropa dhe SHBA-ja janë shndërruar tashmë në vatrat më të mëdha të pandemisë.

“Aq sa rastet 85% e rasteve të raportuara në 24 orët e fundit erdhën nga Evropa e SHBA-ja. Madje rreth 40% e tyre janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo duke potencuar se ndalimqarkullimi dhe karantina, praktika që po aplikohen në shumë vende të votës, mund ta ngadalësojnë epideminë e të fitojnë kohë për institucionet dhe punonjësit e shëndetësisë.

E pyetur nëse SHBA-ja mund të bëhet epiqendra e re e COVID-19, dr. Margaret Harris u përgjigj me këto fjalë: “Ne po shohim një hov shumë të madh në numrin e rasteve në SHBA. Rrjedhimisht, ky potencial ekziston.”

Më datë 13 mars, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pati njoftuar se Evropa kishte lënë pas Kinën dhe ishte bërë epiqendër e epidemisë së koronavirusit.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për një paketë përgjigjeje si në kohë lufte ndaj pandemisë së koronavirusit nga ana e grupit të fuqive ekonomike kryesore të botës, njohur si G20.

“Liderët e G20-s duhet të injektojnë burime masive në ekonomi duke arritur në pikë përqindje dyshifrore në produktin e brendshëm bruto të botës”, tha Guterres.

Ai nënvizoi se fatura e koordinuar e stimulimit duhet të jetë “në triliona dollarë” për të ndihmuar vendet e varfra.

“Ne duhet të krijojmë kushte dhe të mobilizojmë burimet e nevojshme për të siguruar që vendet në zhvillim të kenë mundësi të barabarta për t’iu përgjigjur kësaj krize në komunitetet dhe ekonomitë e tyre”, shkroi kreu i OKB-së në një letër dërguar shteteve anëtare të G20-s.

“Çdo angazhim më i pakët do të çonte në një pandemi të përmasave apokaliptike, e cila do të na prekte të gjithëve ne”, theksoi ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme