Koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 17 ditë

Është përcaktuar që lloji i ri i koronavirusit, për të cilin vlerësohej që mund të mbijetojë në sipërfaqe për 3 ditë, mbeti i gjallë për 5 herë më gjatë se kjo.

1384423

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) tërhoqi vëmendjen për faktin se lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19) jetoi në sipërfaqe më gjatë sesa u përshkrua më parë.

Në raport thuhej se gjatë testeve të kryera 17 ditë pas evakuimit të anijeve të pasagjerëve në Japoni dhe Kaliforni në kabina u has në koronavirusin e ri.

Sipas raportit, ekspertët gjetën gjurmë të koronavirusit në anijen “Diamond Princess”Japoni dhe në anijen “Grand Princess”Kaliforni, 17 ditë pas evakuimeve, në dhomat e pasagjerëve të cilët kanë qenë me ose pa simptoma të koronavirusit.

Lajme të ngjashme