Vazhdon të rritet numri i vdekjeve globale nga Covid-19

Koronavirusi i ri (Covid-19) që u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës është përhapur në të paktën 168 vende dhe rajone të botës duke shkaktuar mbi 16.550 të vdekur dhe më shumë se 380.000 të infektuar.

1383883
Vazhdon të rritet numri i vdekjeve globale nga Covid-19

Çdo ditë që kalon Italia po bëhet gjithnjë e më e pafuqishme në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19). Numri i viktimave në vend në 24 orët e fundit është shtuar me 601 dhe është rritur në 6.077.

Ndërkaq mësohet se është nxjerrë nga spitali pasi është shëruar plotësisht pacienti 38-vjeçar, i cili njihet edhe si i infektuari i parë me koronavirus në Itali. Trajtimi mjekësor zgjati një muaj. Numri total i rasteve të regjistruara në Itali është 63.927.

Spanjë, me rritjen e 462 personave të tjerë që vdiqën vetëm në një ditë, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar në 2.182. Në Madrid, si rajoni më i prekur nga epidemia, është raportuar se për shkak të ndërprerjes së procedurave të varrimit, kufomat në vend të morgut [kufumoreve] mbahen në një pistë akulli të qytetit.

Numri i të vdekurve në Francë është rritur në 860, kurse numri i rasteve ka arritur në 20.000. Të hënën është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve të konfirmuara në vend që nga dita e shfaqjes së epidemisë.

Holanda, ku numri i të vdekurve nga virusi është rritur në 213 dhe numri i të infektuarve në 4.749, po përgatitet të vendosë gjoba prej 400 deri në 4.000 euro, nëse 3 dhe më shumë persona mblidhen në të njëjtin vend, ose nëse i afrohen njëri-tjetrit në një distancë më të shkurtër se një metër e gjysmë.

Gjermani numri i të vdekurve deri tani është 116, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar ‘negative’ në testin e Covid-19, pasi ajo ka pasur kontakt me mjekun e saj, i cili ka qenë i infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19). Të dielën Merkel u vetëkarantinua si masë parandaluese.

Numri i vdekjeve në Greqi është rritur në 17, kurse ai i të infektuarave ka shkuar në 695. Në vend zbatohet ndaliqarkullimi.

Nikos Anastasiadis, udhëheqësi i administratës grekoqipriote, tha se masat kundër koronavirusit do të hynin në fuqi sot duke ndaluar pjesërisht lëvizjen e lirë të qytetarëve në rrugë. Në Qipron e jugut janë konfirmuar 116 raste. 

Kosovë numri total i të infektuarve ka shkuar në 61 me diagonistikimin e 26 rasteve të reja, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të vendit (IKSHPK). Të hënën Kosova kishte njoftuar për vdekjen e parë nga Covid-19.

Shqipëri numri i rasteve me koronavirus është rritur në 104, përfshirë edhe 4 personat që kanë ndërruar jetë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kurse në Bosnjë-Hercegovinë numri i të infektuarve është rritur në 130.

Maqedoninë e Veriut është konfirmuar vdekja e dytë, bëhet fjalë për një 63-vjeçar nga Dibra. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi që të dielën në mbrëmje “ora policore” në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në ora 06:00.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherësh Nënkryetari i Komisionit Evropian (KE), Josep Borrell tha se “Kovid-19 është një krizë e paparë globale”.

Në konferencën për shtyp që mbajti pas një takimi jo-formal me videokonferencë me ministrat e Jashtëm të BE-së, Borrell theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar këtë epidemi.

Ndërkohë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë marrë një vendim për të pezulluar normat që kufizojnë shpenzimet publike për shkak të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19).

Angli, ku deri më tani janë regjistruar 335 vdekje, është marrë vendim për të mbyllur të gjitha bizneset, me përjashtim të marketeve ushqimore dhe farmacive. Bëhet e ditur se qytetarët do të lejohen të dalin jashtë banesave për të blerë çfarë kanë nevojë dhe për të bërë sport individualisht.

Zvicra vazhdon të jetë vendi me numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për nga numri i përgjithshëm i popullsisë pas Italisë. Numri i të vdekurve është rritur në 112 dhe ai i të infektuarve ka shkuar në 8.549. Qeveria federale ka ndaluar daljen në rrugë të më shumë se 5 personave në grup.

Numri i vdekjeve në Austri është rritur në 21, dhe numri i rasteve të diagonistikuara me Covid-19 ka shkuar në 3.924.

Shtetet e Bashkuara (ShBA), që është vendi i tretë pas Kinës dhe Italisë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19), 46.367 persona të infektuar, deri më tani kanë humbur jetën 585 njerëz. Sekretari i Departamentit të Shëndetit Publik, Heron Adams theksoi se epidemia e koronavirusit të vendit do të shkonte edhe më keq dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Raportohet se është diagnostikuar me koronavirus të ri (Covid-19) edhe një punonjës tjetër i Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM). Për shkak të epidemisë në Uashington është dhënë urdhër për mbylljen e vendeve të punës që nuk janë të domosdoshme.

Në vendet e Amerikës Latine deri më tani janë regjistruar gjithsej 72 vdekje nga Covid-19; nga të cilat 25 në Brazil, 18 në Ekuador, 5 në Peru, 4 në Argjentinë, 3 në Panama, nga 3 në Republikën Dominikane dhe Kolumbi, nga 2 në Kosta-Rikë, Kili, Meksikë dhe Porto-Riko dhe nga një vdekje në Paraguai, Guatemalë dhe Kubë. Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopes u ka rekomanduar qytetarëve që të mos heqin dorë nga dalja në rrugë nga frika e epidemisë Covid-19. Turistët që kanë mbetur të bllokuar në Kubë nuk do të dalin jashtë hoteleve.

Kanada numri i vdekjeve njerëzore nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) është rritur në 24, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 2.035. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është revoltuar ndaj mosrespektimit sa duhet të thirrjeve që u janë bërë qytetarëve në kuadër të masave parandaluese. "Mjaftë më. Shkoni në shtëpi dhe qëndroni në shtëpi", ka thënë kryeministri.

 


Lajme të ngjashme