Thirrje nga Guterres për armëpushim global dhe luftë kundër koronavirusit

Kombet e Bashkuara, në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), bënë thirrje për armëpushim global.

1383674
Thirrje nga Guterres për armëpushim global dhe luftë kundër koronavirusit

Kombet e Bashkuara, në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), bënë thirrje për armëpushim global.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres bëri thirrje që me qëllim luftën kundër epidemisë, të shpallet armëpushim global për të krijuar korridorin e ndihmës njerëzore në rajonet e luftës më të pambrojtura të botës.

Në një konferencë shtypi përmes videokonferencës Guterres tha se pavarësisht e tërë bota ka mbetur ballë për ballë me armikun e përbashkët, Kovid-19, vazhdojnë ende luftëra dhe konflikte të armatosura.

Ai paralajmëroi se në rajonet e luftës, ku është shkatërruar sistemi i shëndetësisë dhe merren në objektivë punonjësit e shëndetësisë, të zhvendosurit dhe refugjatët janë ballë përballë me rrezikun për tu ndikuar dyfish nga epidemia e koronavirusit.

“Bëj thirrje për armëpushim të menjëhershëm global në luftërat që vazhdojnë në të katërta anët e botës”, tha Guterres.  

“Ndalni armët dhe topat e artilerisë, jepuni fund sulmeve ajrore. Kjo është thelbësore për të ndihmuar në krijimin e korridoreve për ndihma njerëzore për në rajonet më të pambrojtura ndaj Kovid-19”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ai tha se i duhet dhënë fund sëmundjes së luftës dhe duhet luftuar me epideminë e koronavirusit, që ka përfshirë tërë botën.

“Kjo mund të fillojë vetëm me ndalimin e të gjitha luftërave dhe i tërë njerëzimi, më shumë se çdo gjë, soz ka nevojë për diçka të tillë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.  

 


Lajme të ngjashme