Pandemia e Kovid-19 mund të përfundojë në 3 mënyra

Prof. dr. Mehmet Ceyhan, shefi i Katedrës së Sëmundjeve Infektive Pediatrike të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Hacettepe në Ankara, deklaroi se Kovid-19 mund të transmetohet nga personi në person gjatë periudhës së inkubacionit.

1383549
Pandemia e Kovid-19 mund të përfundojë në 3 mënyra

Bëhet e ditur se lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19), i cili vrau mijëra njerëz në mbarë botën, mund të përfundojë në tre mënyra.

Prof. dr. Mehmet Ceyhan, shefi i Katedrës së Sëmundjeve Infektive Pediatrike të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Hacettepe në Ankara, deklaroi se Kovid-19 mund të transmetohet nga personi në person gjatë periudhës së inkubacionit, kur nuk ka simptoma te pacientët.

“Periudha e inkubacionit të sëmundjes ndryshon midis 2 dhe 14 ditësh. Ky virus transmetohet përmes pikave si gripi, meningjiti, pneumonia, lija e ujit e fruthi. Tek sëmundjet SARS dhe MERS, infektimi bëhet pasi të filluan gjetjet, por tek Kovid-19, sëmundja transmetohet gjatë periudhës së inkubacionit. Prandaj është thelbësore që të tregohemi të kujdesshëm, t’i kushtojmë vëmendje izolimit shoqëror dhe higjienës”, bëri të ditur Ceyhan.

Duke theksuar se Kovid-19 është më ngjitës kur krahasohet me SARS dhe MERS, Ceyhan theksoi se është e mundur që të përfundohet pandemia (epidemia) në 3 mënyra.

“Ose një numër i konsiderueshëm i njerëzve do të bëhen imunë dhe virusi nuk do të përhapet më, ose do të gjendet vaksina dhe në sajë të saj njerëzit do të imunizohen. Së treti, virusi do të kalojë një mutacion dhe do të humbasë aftësinë e tij për të kaluar nga njeriu në njeri. Pandemia do të përfundojë vetëm në njërën nga këto tre mënyra. Për shembull tek epidemia e SARS-it virusi sipas të gjitha gjasave ka kaluar njëpërnjë mutacion dhe kjo epidemi përfundoi në këtë mënyrë”, bëri të ditur Ceyhan.

 


Lajme të ngjashme